INSULINE DEGLUDEC
Forme Doza: Tresiba® FlexTouch® 100 ui/mL, solucion për injeksion pre-filled pen
Emri Gjenerik: Insuline Degludec
Emri Tregtar: TRESIBA Flextouch
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Trajtim i diabet mellitus tip 2 në të rritur, adoleshente dhe diabeti mellitus tip 1 në fëmijë nga mosha 1 vjeç.
Insuline bazale për administrim subkutan një herë në ditë, në çdo kohë, e preferueshme në të njëjtin orar.
Në diabet mellitus tip 2 ky produkt mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me çdo produkt tjetër oral, GLP-1 dhe insuline bolus.
Fillimi:
Pacientët me DM tip 2 – Rekomandohet fillimi me 10 ui dozë ditore duke e rregulluar dozimin individualisht për pacientin.
Pacientët me DM tip 1 -Një herë në ditë e kombinuar me insulinën prandiale bolus dhe në vazhdim rregullohet sipas nevojave indiviuale të pacientit.
Për pacientët me DM tip 2 me insulinë bazale, bazal-bolus dhe premix kur kalojnë me Tresiba konvertimi bëhet unitet për unitet me bazalen e mëparshme. Regjimi në vazhdim individualizohet.
Kur kalimi bëhet nge glargine 300 ui sasi e unitetev të Tresibës duhet të ulet me 20%. Regjimi në vazhdim individualizohet.
Në pacientët me DM tip 1 duhet të bëhet një reduktim me 20% i uniteteve nga insulina bazale ekzistuese kur kalohet në Tresiba.
Përdorimi me GLP-1 agonist receptor: Kur Tresiba i shtohet terapisë me GLP-1 rekomandohet fillim me 10UI. Kur GLP-1 i shtohet terapisë me Tresiba rekomandohet ulja e Tresibës me 20% për të minimizuar rrezikun e hipoglicemisë.
Për pacientët: mbi 65 vjeç; me funksion renal apo me funksion hepatik të reduktuar dozimi është njesoj si në rastet e tjera.
Kundërindikacionet: Mbindjeshmëri ndaj principit aktiv ose prej secilit nga eksipientët.
Efekte anësore:
Sistemi/organi | Frekuenca | Efekte anësore |
Sistemi imunitar | E rrallë | Hipersensitivitet, Urtikarie |
Metabolism | E shpeshtë | Hipoglicemia |
Lëkura | E pazakontë | Lipodistrofi |
Në vendin e injeksionit | Të zakonshme | Reaksion në vendin e injekimit |
Komentet