Perdorimi i Verquvo (Vericiguat 2,5 mg / 5 mg / 10 mg)

VERICIGUAT

Formë Doza: Tableta të veshura me film 2.5mg, 5mg & 10mg.

Emri Gjenerik: Vericiguat

Emri Tregtar: Verquvo

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:

Verquvo indikohet për trajtimin e insuficencës kardiake kronike, simptomatike, me fraksion të reduktuar të ejeksionit, në pacientët e rritur, të cilët janë stabilizuar pas një ngjarje dekompesimi që kërkon terapi intravenoze.

Kundërindikacionet:

Mbindjeshmëri ndaj lëndës active apo ndaj ndonjë prej ekscipientëve.

Përdorimi i njëkohshëm me stimulus të tjerë të guanilat ciklazës së tretshme (sGC), si për shembull riociguat.

Paralajmërime të vecanta dhe masa paraprake për përdorimin

  • Hipotension simptomatik

Vericiguat mund të shkaktojë hipotension simptomatik. Pacientët me presion sistolik të gjakut më të vogël se 100 mmHg ose me hipotension simptomatik në nisje të trajtimit nuk janë studiuar. Gjasa për hipotension simptomatik duhet konsideruar në pacientët me hipovolemi, obstruksion të rëndë dalës të ventrikulit të majtë, hipotension në gjëndje pushimi, disfunksion autonimik, histori hipotensioni ose trajtim të njëkohshëm me barna antihypertensive ose nitrate organike.

Nëse pacientët hasin problem tolerueshmërie (hipotension simptomatik ose presion sistolik të gjskut nën 90 mmHg), rekomandohet ulja e përkohshme e titrimit ose ndërprerja e Vericiguatit.

Përdorimi i njëkohshëm i Vericiguatit dhe inhibitorëve te PDE5, si per shembull sildenafil, nuk eshte studiuar ne pacientet me insuficience kardiake dhe për rrjedhojë nuk rekomandohet për shkak të rrezikut potencial të shtuar për hipotension simptomatik.

  • Dëmtimi renal

Pacientët me eGFR < 15mL/min/1,73 m² në nisje të trajtimit ose në dializë nuk janë studiuar, prandaj trajtimi me Vericiguat nuk rekomandohet në këta pacientë.

  • Dëmtimi hepatik

Pacientët me dëmtim të rëndë hepatik nuk janë studiuar, prandaj trajtimi me Vericiguat nuk rekomandohet në këta pacientë.

Efektet Anësore

Hipotension, marramendje, dhimbje koke, nauze, dispepsi, të vjella, refluks gastro-ezofageal.

Doza dhe mënyra e përdorimit:

  • Posologjia

Vericiguat mund të administrohet së bashku me terapi të tjera të insuficencës kardiake.

Vericiguat duhet të fillohet, pasi është optimizuar gjendja volemike dhe terapia me diuretikë e përdorur për të stabilizuar pacientët pas ngjarjes së dekompesimit.

Doza fillestare e rekomunduar e Vericiguat është 2,5 mg një herë në ditë. Doza duhet dyfishuar rreth cdo 2 javë derisa të arrihet doza e synuar mbajtëse prej 10 mg një herë në ditë, sipas tolerancës së pacientit.

Nëse pacientët hasin problem tolerushmërie (hypotension simptomatik ose presion sistolik të gjakut SBP nën 90 mmHg), rekomandohet ulja e përkohëshme e dozës ose ndërprerja e Vericiguatit.

Trajtimi nuk duhet nisur në pacientët me presion sistolik të gjakut (SBP) <100 mmHg.

  • Doza e harruar

Nëse pacienti harron të marrë barin, doza e harruar duhet marrë menjeherë në të njëjtën ditë. Kujdes! Pacienti nuk duhet të marrë dy doza Verciguat në të njëjtën ditë.

  • Popullata e vecantë

Të moshuarit

Nuk nevojitet rregullim i dozës për pacientët e moshuar.

  • Dëmtim renale

Nuk nevojitet rregullimi i dozës në pacientët me normë të llogaritur të filtrimit glomerular (eGFR) ≥ 15 mL/min/1,73 m² (pa dializë). Trajtimi me Vericiguat nuk rekomandohet në pacientët me eGFR < 15 mL/min/ 1,73 m² në nisje të trajtimit apo ata në dializë.

  • Dëmtimi hepatik

Nuk nevojitet rregullim i dozës te pacientët me dëmtim hepatik të lehtë ose të moderuar. Trajtimi me Vericiguat nuk rekomandohet te pacientët me dëmtim hepatik të rëndë.

  • Popullata pediatrike

Siguria dhe efikasiteti i Vericiguatit te fëmijë dhe adoleshentët nën 18 vjec nuk janë përcaktuar ende. Nuk disponohen të dhëna klinike. Në studime joklinike janë vënë re efekte të padëshiruara të rritjes së kockës.

Mënyra administrimit

Për përdorim nga goja. Vericiguat duhet marrë me ushqim.

Tabletat e therrmuara për pacientët që nuk mund ta gëlltisin të gjithë tabletën, Vericiguat mund të thërrmohet dhe të përzihet me ujë direkt përpara marrjes.