Perdorimi i Imuprin (Azathioprine 50 mg)

AZATHIOPRINUM

Forme doza: Tableta 50 mg  

Emri gjenerik: Azathioprinum

Emri Tregetar: Imuprin

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Azathioprina perdoret per parandalimin e flakjes se transplantit. Perdoret ne artritin reumatoid, lupusin eritematoz sistemik, ne vaskulite, ne kolagenozen mikste, dermatopolimiozit, kur terapia imunosupresive eshte e domosdoshme.

Kunderindikacionet: Azathioprina duke frenuar palcen e kockave shton rrezikun per infeksione, hemoragji, apo hematoma ne vendin e injektimit. Mundet te shkaktoje efekte toksike ne hepar, funksioni i te cilit duhet monitorizuar rregullisht. Pacientet me demtime te funksionit renal ose me transplant renal mundet te akumulojne barin dhe te rrezikohen nga efektet toksike te tij.Nuk perdoret tek grate shtatzena dhe me femije ne gji.

Efektet anesore: Mundet nauze, te vjella, diarhe, artalgji, mialgji, stomatit, ezofagit dhe steatorrhe, reaks.alergjike (qe manifestohen me rash, ethe, semundje te serumit), nefrit intersticial, alopeci, retinopati.

Doza dhe menyra e perdorimit: Per profilaksine e flakjes te transplantit fillohet me doze 3-5mg/kg nga goja dhe doze mbajtese nga 1-4mg/kg ne dite, ne vartesi te pergjigjes te pacientit. Per mjekimin e semundjeve reumatizmale te permendura me siper azathioprina perdoret me doze 1-3 mg/kg/ dite. Nqs pas 3 muajsh mjekimi nuk shihen rezultate bari duhet te nderpritet ne te kundert doza maksimale mbajtese vazhdohet me 3mg/kg ne dite.

Kohezgjatje e mjekimit: Ne pacientet me transplante azathioprina vazhdohet per vite ndersa ne te semuret me semundje sistemike te indit lidhor per periudha te gjata (muaj-vite), me doza mbajtese.

Shenim: Aplikimi iv eshte shume iritant per indet, keshtu qe aplikohen vetem kur marrja nga goja eshte e pamundur.