Perdorimi i Triacort (Triamcinolone 40 mg -1ml)

TRIAMCINOLONUM
Forme doza: Ampula 40 mg-1 ml
Emri gjenerik: Triamcinolonum
Emri Tregetar: Triacort

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Injektohet lokalisht me efekt antiinflamator ne artikulacione si ne artritin reumatoid, spondilitin ankilozant, artritin psoriatic si dhe ne sinovitet akute me natyre inflamatore. Doza te vogla te barit injektohen dhe ne indet e buta si ne: tendinite, bursite dhe ne neuropatite periferike kompresive.

Kunderindikacionet: Nuk injektohet ne vendet ku lekura eshte e infektuar dhe ne artikulacionet ne te cilet infeksioni eshte qofte dhe i dyshimte.

Efektet anesore: Injeksionet lokale te triamcinolonit mund te shkaktojne nekroze te muskulit, depigmentim dhe atrofi te lekures ne vendin e injektimit. Injektimet e perseritura ne te njejtin artikulacion ndonjehere mund te jene shkak i artropatise Charcot.

Rralle here mund te shfaqet nje reaksion akut inflamator ne indet e buta ose ne artikulacion pas ijnektimit te barit,si pasoje e inflamacionit te shkaktuar nga mikrokristalet qe permban suspensioni i triamcinolonit.Skuqja e fytyres,qafes dhe gjoksit eshte nder efektet anesore qe ndeshet.

Doza dhe menyra e perdorimit: Ne vartesi te madhesise artikulacionit doza varion nga 5-40 mg. Doza mak. per disa artikulacione te injektuara njeheresh eshte deri 80 mg. Triamcinoloni nuk duhet aplikuar ne me teper se 3 artikulacione njeheresh.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne patologjite akute si bursite, tendinite, sinovite akute inflamatore, injeksionet perseriten me interval kohor 7-35 dite, ne vartesi te gjendjes. Ne patologjite kronike si ne artritin reumatoid, spondilitin ankilozant, ne artritin psoriatic, nuk duhet te behen injeksione intraartikulare me shpesh se cdo 3 muaj.