MESALAZINE SUPPOSITOR X 500MG
Forme Doza: Mesalazine Supositor x 500mg
Emri Gjenerik: Mesalazine
Emri Tregtar: Pentacol
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
- Kolit ulceroz formë e lehtë, e mesme dhe e rëndë.
- Morbus Crohn me forma ano-rektale.
Kunderindikacionet:
- Hipersensitiviteti ndaj perberesit aktiv, ndaj salicilateve ose ndaj ndonje prej ekscipienteve.
- Ulcera peptike aktive.
- Nefropatite e renda.
- Fëmijet nën dy vjeç.
- Përdorimi i produktit gjatë javëve të fundit të shtatzanisë.
- Përdorimi i tabletave tek femijët nën 6 vjec.
Efektet anesore:
Si të gjitha barnat, ky bar mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo të gjithë i shfaqin ato.
Lezione të kuqërremta jo të ngritura në lëkurë, ulçera të gojës, fytit, hundës, organeve gjenitale dhe syve, skuqje të përhapur, ethe dhe nyje limfatike të zgjeruara. Këto skuqje serioze të lëkurës mund të paraprihen nga ethet dhe simptomat e ngjashme me gripin.
Kur përdorni Pentacol, efektet anësore të mëposhtme që mund të ndodhin:
E zakonshme (mund të prekë deri në 1 në 10 pacientë):
– Dhimbje koke.
– Rritja e tensionit të gjakut (Hipertensioni).
– Irritim
– Të përziera.
– Diarre.
– Ethet.
– Meteorizëm.
– Dobësi e përgjithshme (Asthenia).
E pazakontë (mund të prekë deri në 1 në 100 pacientë):
– Tharje.
– Përgjumje.
– Dridhje.
– Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut.
– Rritja e ritmit të zemrës (takikardia).
– Tension i reduktuar i gjakut (Hipotension).
– Lodhje.
– Ënjtje e fytyrës.
E rrallë (mund të prekë deri në 1 në 1.000 pacientë):
– Rritja e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj dritës së diellit dhe dritës ultra violet (fotosensitiv)
Doza dhe mënyra e perdorimit:
Në fazën aktive të sëmundjes, doza mesatare e rekomanduar ditore është 3 supozitorë Mesalazine, të ndara dy-tre herë në ditë.
Për të parandaluar përsëritjen e simptomave, doza mesatare e rekomanduar është 1-2 supozitorë në ditë.
Supozitorët Pentacol duhet të administrohen me zorrë të zbrazët.
Për të arritur rezultate më të mira terapeutike, është e rëndësishme që supozitori të mbahet për të paktën 30 minuta, ose më mirë, për periudha të gjata kohore (p.sh. gjatë natës).
Kohëzgjatja e mjekimit:
Trajtimi i ekzacerbimit të sëmundjes zgjat 4-6 javë. Për mbajtjen e remisionit kohëzgjatja e trajtimit percaktohet nga mjeku sipas rastit.
Komentet