Perdorimi i Topster (Beclomethasone dipropionate 3 mg)

BECLOMETHASONE DIPROPIONATE 3 MG

Forme Doza: Beclomethasone dipropionate 3 mg

Emri Gjenerik: Beclomethasone dipropionate

Emri Tregtar: Topster

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit

Kolit Ulceroz, formë e mesme në të rëndë;

Morbus Crohn forme ano-rektale.

Kunderindikacionet:

Në rast alergjie ndaj lëndës aktive beclomethasone dipropionate ose ndaj ndonjë përbërësi tjetër të këtij bari

  • Sëmundje shoqëruese si tuberkuloz
  • Të pasurit infeksion të zorrëve fungal ose viral
  • Të pasurit perforime, abscese në zorrë
  • Në tre muajt e parë të shtatzënisë
  • Nën moshën 12 vjeç.

Efektet anesore:

Efektet anësore të zakonshme (mund të prekin deri në 1 në 10 persona):

– Ndjenja e nxehtësisë dhe/ose djegies në anus;

– Tkurrje e dhimbshme e anusit (tenesmus);

Efektet anësore te tjera: Pamje e turbullt

Doza dhe menyra e perdorimit:

Doza e rekomanduar është një supozitor Topster dy herë në ditë, një herë në mëngjes (mundësisht pas zbrazjes së zorrëve) dhe një herë në mbrëmje, para gjumit, për të paktën 4 javë.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Doza e rekomanduar është një supozitor Topster dy herë në ditë, për të paktën 4 javë.