LOVASTATINUM
Forme doza: Tablete 20 mg
Emri gjenerik: Lovastatinum
Emri Tregetar: Medostatin
Indikacionet dhe kriteret e perdorimt: Prevenim primar: Dislipedemi, hiperkolesterolemi, tipi II a ose mikste tipi II b, tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket etj.
Prevenim sekondar: ne te semuret qe vuajne me SAK, ose kane kaluar infarkt miokardi, pavaresisht nga niveli I kolesterolit total apo LDL-kolesterolit total (edhe kur ai gjendet ne norme), sepse ne SAK pervecse ai redukton LDL kolesterolin total, ben edhe stabilizimin e pllakes aterosklerotike, redukton mortalitetin dhe morbiditetin kardiovaskular.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria ndaj preparatit, semundje active te heparit, rritje e vazhdueshme e transaminazave, se bashku me ketokonazolin. Shtatzani.
Efektet anesore: Rritje e transaminazave hepatike, ndaj duhet te mbahen ne kontroll perpara dhe gjate mjekimit dhe kur riten 2 fishin e normes ndalohet mjekimi. Rritje te kreatin fosfokinazes (CPK) origjine muskulore, dhimbje muskulore difuze. Te rralla dhimbje abdominale, dispepsi, diarre, cefale.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne hyperkolesterolemite e moderuara fillohet me doza 10 mg ne dite preferohet marrje ne darke dhe hyperkolesterolemite e shprehura fillohet me 20- 40 mg ne dite.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi kronik. Ne varesi te ecurise dhe pegjigjes se te semurit ndaj mjekimit.
Shenim: Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithnje e nevojshme.
Ndervepron me clofibratet, fenofibratet, gemfibrozilin, ciklosporinen, diltiazenin, eritromicinen, flukonazolin etj duke rritur riskun per miopati dhe rabdomiolize.
Komentet