CETIRIZINE HYDROCHLORICUM
Forme Doza: Tableta 10 mg
Emri gjenerik: Cetirizine hydrochloricum
Emri Tregetar: Histatin
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Rrufa alergjike vjetore e sezonale, konjuktiviti alergjik, rinit vazomotor, urtikarie, dermatozat alergjike atopik, dermatit alergjik kontakti, pruruigo, reaksion lokal gjate imunoterapise specifike, pickimet nga insektet.
Kunderindikacionet: Hipersensibilitet nga bari, insuf. Renale, kujdes ne gravidance, lactacion, drejtuesit e automjeteve.
Efektet Anesore: Tharje goje, crregullime digjestive, marrje mendsh, pergjumesi sidomos ke femijet.
Doza dhe menyra e perdorimit: 1 tablete 10 mg/ 24 ore; doza mujore 30 tableta.
Kohezgjatja e mjekimit:
Urtikarie akute – 1 tablete 10mg ne dite, per aq kohe sa zgjat urtikaria akute (deri ne 6 jave). Urtikaria kronike – perdoret mjekim i vazhdueshem, mbajtes, me 1 tablete 10 mg ne dite per 30 dite.
Rhiniti alergjik sezonal – 1 tab 10mg ne dite, 30 tab ne muaj, gjate sezonit polenik Rhiniti alergjik vjetor – 1 tab 10mg ne dite, 30 tab ne muaj, me cikle te zgjatura, ne periudhat e acarimit te semundjes.
Dermatiti alergjik – 1 tab 10mg ne dite ne momentet e acarimit te semundjes (2-3 javeshe). Ne rastet tjera jepet me periudha disa ditore.
Tek femijet 6 – 12 vjeç, jepet 1 tablete -10 mg nje here ne dite ose 2 here ne dite nga 5 mg.
Shenim: Trajtimi behet sipas rastit, klinikes dhe ecurise se semundjes. Duhet treguar kujdes kur perdoret me sedative te tjere te SNC.
Komentet