Perdorimi i Adenuric (Febuxostat 80 mg)

FEBUXOSTAT

Forme doza: Tabletë 80 mg

Emri Gjenerik: Febuxostat

Emri Tregtar: Adenuric

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Indikohet në trajtimin e hiperuricemisë kronike ku përqëndrimi i acidit urik në serum është mbi 6mg/dl (357 µmol/l) dhe në artritin gutoz.

Kundërindikacionet: Në pacientët të cilët kanë hipersensitivitet ndaj substancës aktive apo ndonjërit prej përbërësve të medikamentit.

Efektet Anësore: Janë të pasqyruara në tabelën e mëposhtme:

Çrregullimet në hemogramë dhe sistemin limfatik -> Të rralla: Pancitopenia, Trombocitopenia.

Çrregullimet në sistemin imun -> Të rralla: Reaksione anafilaktike

Çrregullime Endokrinologjike -> Të pazakonshme: Rritje të nivelit serik të TSH

Çrregullime në Sy -> Të rralla: Errësim të pamjes

Në metabolizëm -> Të zakonshme: Atake gutoze. Të pazakonshme: diabet mellitus, hiperlipidemi, rënie të oreksit, shtim në peshë. Të rralla: Rënie në peshë, anoreksi, rritje të oreksit.

Çrregullime Psikiatrike -> Të pazakonshme: Insomi, rënie të libidos. Të rralla: Nervozizëm.

Në sistemin nervor -> Të zakonshme: Cefale. Të pazakonshme: Parestezi, hemiparezis, somnolencë, alterim të shijes, hiposomi, hipoestezi.

Çrregullime në vesh dhe sistemin labirintik -> Të rralla: Tinitus

Çrregullime kardiake -> Të pazakonshme: Fibrilacion atrial, palpitacione, çrregullime në EKG.

Çrregullime vaskulare -> Të pazakonshme: Hypertension, afshe të nxehta.

Çrregullime në sistemin respirator -> Të pazakonshme: Dispne, bronchitis, kollë, infeksione të traktit të sipërm respirator.

Çrregullime Gastrointestinale -> Të zakonshme: Diarre, Nauze. Të pazakonshme: Dhimbje abdominale, distendinm abdominal, RGE, të vjella, tharje të gojës, dispepsi, konstipacion flatulencë, diskomfort gastrointestinal. Të rralla: Pankreatitis, ulçeracione orale.

Çrregullime hepatobiliare -> Të zakonshme: Çrregullime të funksionit hepatik. Të pazakonshme: Cholelithiasis Të rralla: Hepatitis, ikter.

Çrregullime në lëkurë dhe indin subkutan -> Të zakonshme: Rash Të pazakonshme: Dermatit, urtikarie, prurit, diskolorim të lëkurës, petekie, rash makulopapular. Të rralla: Angioedem, reaksion Steven- Johnson, alopeci, hiperhidrozis.

Çrregullime në sistemin muskuloskeletik dhe indin lidhor -> Të pazakonshme: Artralgji, arthritis, mialgji, dhimbje muskuloskeletike, dobësi muskulore, spazëm, bursite. Të rralla: Rabdomiolizis, ngurtësim artikular, ngurtësim muskuloskeletik.

Çrregullime renale dhe urinare -> Të pazakonshme: Insufiçiencë renale, nefrolitiazis, hematuria, polakiuri, proteinuria. Të rralla: Nefritis tubolointersticial.

Çrregullime në sistemin riprodhues -> Të pazakonshme: Disfunksion erektil.

Çrregullime të përgjithshme -> Të zakonshme: Edema. Të pazakonshme: Lodhje, diskomfort torakal. Të rralla: Etje.

Çrregullime në serum -> Të pazakonshme: Rritje të amilazës serike, rënie të trombociteve, rënie të leukociteve, rënie të limfociteve, rritje të creatininës serike, rënie të hemoglobinës, rritje të uresë serike, rritje të triglicerideve dhe kolesterolit, rënie të hematokritit, rritje të LDH serike, rritje të potasiumit serik. Të rralla: Rritje të glicemisë, zgjatje të kohës parciale të tromboplastinës, rënie të eritrociteve, rritje të ALP.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Tableta merret për /os me ose pa ushqim, doza e rekomanduar është 80 mg një herë në ditë, në se pas 2-4 javësh niveli në serum i acidit urik është > 6 mg/dl doza e febuxostatit rritet në 120 mg në ditë si doz unike.

Kohëzgjatja e mjekimit: Si profilaksi për parandalimin e atakeve gutoze rekomandohet për të paktën 6 muaj.

Shënim: Febuxostati indikohet në adultët mbi 18 vjeç. Nuk ka nevojë për rregullimin e dozës në të moshuarit. Efikasiteti dhe siguria e febuxostatit në pacientët me insuficiencë renale të rëndë nuk është vlerësuar ende (klirensi creatininës 30ml/min). Nuk ka nevojë për rregullim të dozës në pacientët me insufiçience renale të lehtë apo të moderuar. Efikasiteti dhe siguria e febuxostatit nuk është vlerësuar në pacientët me insufiçiencë hepatike të rëndë (Child Pugh Class C), në pacientët me insufiçiencë hepatike të lehtë/moderuar doza 80 mg e febuxostatit tolerohet mirë.