RIFAMPICINUM
Forme doza: Kapsula 300 mg
Emri xhenerik: Rifampicinum
Emri Tregetar: Rifasynt
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne mjekimin e tuberkulozit te te gjitha formave. Ka efekt bakteriostatik edhe baktericid aktiv kunder te gjitha grupeve te bacileve te tuberkulozit.Vepron edhe mbi bacilin e TB intracelular. Eshte antibiotik gjysem sintetik, makrociklik qe frenon sintezen e acidit nukleik. Ne kombinimin e mjekimit antituberkular, se bashku me izoniacidin mbeten antituberkularet me te fuqishem per negativizimin e shpejte te demtimit specifik tuberkular. Ne mjekimin e tuberkulozit asnjehere nuk jepet i vetem. Gjithmon duhet dhene i shoqeruar te pakten me nje anti TB. Rifampicina indikohet edhe ne mjekimin e Leprozes e Brucelozes.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri ndaj barit, disfunksion / ciroze hepatike.
Efektet anesore: Intolerance gastrike qe shfaqet me nauze, te vjella, diarre apo dhe dhimbje barku e kolit pseudomembranoz. Rritje asimtomatike te enzimave te heparit dhe me rralle hepatit, ikter. Shume rralle: anemi hemolitike, shok, çregullime renale. Ne keto raste medikamenti nderpritet menjehere dhe nuk provohet me dhenia e tij. Jane konstatuar edhe asteni, pergjumesi, dhimbje koke, marrje mendsh, ataksi, konfuzion mendor, leukopeni kalimtare. Rifampicina nxit enzimat hepatike dhe per rrjedhoje ul efektin e medikamenteve qe metabolizohen ne hepar si: kortikosteroidet, antikoagulantet oral, kontraceptivet steroid, cimetidine, cyclosporine, hipoglicemiket qe jepen nga goja.
Doza dhe menyra e perdorimit: Rifadina jepet 10 mg per kg peshe (8-12 mg/kg) ne dite. Doza maksimale 600mg ne dite. Duhet te merret gjithmone ne kombinim me medikamentet e tjere antituberkulare. Merret ne mengjes esell rreth 30 min para ngrenies, sepse ulet absorbimi kur merret me ushqim ose pas tij.
Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi me rifampicine zgjat per 6 muaj. Ne dy muajt e pare te mjekimit shoqerohet me izoniacidin, pirazinamidin dhe etambutolin apo streptomycinen . Per 4 muaj ne vazhdim merret e shoqeruar me izoniacid. Ne rast te veçanta kur pacienti vazhdon te jete sput BK pozitiv apo ne format rezistente mjekimi vazhdon 8-12 muaj.
Shenim: Rifamicina per mjekimin e TBC jepet nga pneumologu (pneumoftiziatri). Per zgjatjen e mjekimit me shume se 6 muaj rekomandon specialisti ne baze te ecurise se semundjes.
Komentet