Perdorimi i Apaurin (Diazepam 5 mg / 10 mg / 2 ml)

DIAZEPAM

Forme Doza: Tableta 5 mg; Ampula 10mg/2ml,

Emri Gjenerik: Diazepam

Emri Tregetar: Apaurin

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Çrregullimet e ankthit; Sindroma e zvjerdhjes së barnave dhe të alkoolit; Çrreg.i konvulsioneve; Axhitimi psikomotor; Çrreg. e gjumit; Çrreg. Depresiv me Ankth; Çrreg. e sjelljes.

Kundërindikacionet: Shtatëzania; Laktacioni. Me kujdes në pacientët: me sëmundje obstruktive kronike, tek abuzuesit e barnave, te ata me crreg. kognitive, sëmundje renale dhe hepatike, porfiri, depresion të SNQ, miasteni grave ose në apnenë e gjumit.

Efektet anësore: Përgjumje, ataksi, marrje mendsh, sinkop, lodhje, tremor; varësi fizike dhe psikologjike; Reaksione alergjike; Stimulim i SNQ (ëndrra, eksitim, ankth, eufori etj); Ndërprerja e menjëhershme provokon irritim, pagjumësi dhe nervozizëm; Disfunksion seksual.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Per os dhe IM me doza të zakonshme 6-30 mg/ditë.

Te të moshuarit: si hipnotik apo anksiolitik gjatë ditës, dozat fillohen në sasi të vogla: 2 mg/ditë duke u siguruar që efektet anësore të mos ndodhin.

Te femijët: Në konvulsionet febrile përdoret 0.3 mg/kg/dozë, iv ngadalë (jo më shumë se 1 mg/kg/24h) per 2-3 ditë. Përdoret dhe per rectum 0.5 mg/kg/ dozë (jo më shumë se 5 mg). Në status epileptikus 0.1-0.5 mg/kg/ dozë, e cila mund të përsëritet çdo 15-30 min. Doza rregullohet sipas përgjigjes klinike.

Kohëzgjatja e mjekimit: Mundësisht koha e përdorimit të jetë sa më e shkurtër për të evituar tolerancën, varësinë dhe zvjerdhjen (jo më shumë se 6-8 javë). Vlerësimi për kohëzgjatjen e terapisë duhet të vendoset në fillim të mjekimit dhe rivleresimi duhet të bëhet të paktën njëherë në muaj. Ndërprerja duhet të bëhet gradualisht (ulje 25% e dozës në javë).

KUJDES! Përdorimi afatgjatë shkakton varësi si dhe të kihet kujdes gjatë përdorimit të makinerive.

Shënim: Dozat e larta përdoren vetëm në kushte spitalore sidomos në pacientë që kanë abuzuar më parë me substanca, kanë mendime apo tentativa suicidale, Nuk përdoret në fëmijët ne moshe nën 6 muaj (forma orale). Nga administrimi parenteral te të semuret rëndë apo te të moshuarit mund të shkaktohen apne, hypotension dhe arrest kardiak.