LEVODOPUM + BENSERAZIDE
Formë Dozë: Tableta 200 mg + 50 mg
Emri gjenerik: Levadopa 200 mg + benserazide 50 mg
Emri Tregtar: Madopar
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Në sëmundjen e Parkinsonit. Për fillimin dhe vazhdimin e mjekimit është e nevojshme konsulta e neurologut Fillimi i mjekimit për moshat deri 60 vjec sugjerohet me konsultën e QSUT.
Kundërindikacionet: Glaukoma, kujdes në sëmundjet pulmonare, në ulçerën peptike, sëmundjen kardio – vaskulare, sidomos në ato me aritmi nga infarkti i miokardit, astme bronkiale dhe emfizemë, diabet mellitus, melanomat e lëkurës, sëmundjet psikike, gravidancë, laktacion.
Efektet anësore: Anoreksi, nausea dhe të vjella, pagjumësi, axhitim, hipotension postural (rrallë hipertension labil), marrje mendësh, takikardi, aritmi, lëvizje të pavullnetshme, depresion, përgjumje, dhimbje koke, djersë, skuqje, neuropati periferike.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Fillohet me 62.5 – 125 mg në ditë duke e rritur dozën sipas përgjigjes së mjekimit. Rekomandohet ndarja në disa marrje në ditë. Doza mbajtëse e zakonshme 500-1000 mg në ditë, e ndarë në disa marrje, mbas ushqimit.
Kohëzgjatja e mjekimit: Në vartësi të efektshmërisë dhe të shenjave anësore mund të vazhdojë për të gjithë jetën.
Komentet