Prognatizmi është një gjendje në të cilën nofulla e poshtme (mandibula), eshte e dalë perpara nga pozicioni i saj normal, duke krijuar një profil të dukshëm të fytyrës. Në bazën e tij ka një problem në vendosjen e dhëmbëve për shkak të konformimit të kockave të fytyrës që mund të çojë edhe në një mbyllje jo korrekte te gojes, pra me mosperputhe te dhembeve larte me ata poshte.
Shpesh problemi është i pranishëm që nga lindja. Mund të shkaktohet edhe nga sëmundje trashëgimore, si sëmundja e Crouzon-it ose sindroma e nevusit të qelizave bazale. Herë të tjera, prognatizmi mund të zhvillohet në fëmijëri ose në moshë madhore për shkak të kushteve të tilla si gjigantizmi ose akromegalia.
Permbajtja
- Cilat sëmundje mund të shkaktojne prognatizëm (dhembet dhe nofullat nuk puthiten)
- Cilat janë trajtimet
- Kur duhet të kontaktoni mjekun
Cilat sëmundje mund të shkaktojne prognatizëm (nofulla e poshtme eshte e dale perpara)
Patologjitë që mund të shoqërohen me prognatizëm (mosputhitje te nofullave) janë si më poshtë:
- Akromegalia
- Gjigantizmi (sëmundje të karakterizuara nga rritje e madhe jonormale për shkak të pranisë së tepërt të hormonit të rritjes)
- Sëmundja Crouzon ( Karakterizohet nga anomalitë e kockave të kafkës për shkak të mbylljes së hershme të qepjeve kraniale)
- Sindroma e nevusit të qelizave bazale (është një semundje e rrallë gjenetike me transmetim autosomik dominant. Karakterizohet nga një gamë e gjerë anomalish zhvillimi dhe predispozicion për neoplazi beninje dhe malinje, ku më e shpeshta është karcinoma e qelizave bazale të lëkurës).
Ju lutemi mbani mend se kjo nuk është një listë shteruese dhe se do të ishte gjithmonë më mirë të konsultoheni me mjekun tuaj nëse simptomat vazhdojnë.
Cilat janë trajtimet për prognatizmin
Shtrirja e gabuar e dhëmbëve mund të korrigjohet ose përmirësohet duke kontaktuar një dentist. Ndonjëherë mund të tregohet kirurgji plastike.
Kur duhet të kontaktoni mjekun nese nofullat nuk perputhen/puthiten
Në rast prognatizmi këshillohet të kontaktoni mjekun nëse keni vështirësi në të folur, kafshuar apo përtypur dhe në të gjitha rastet kur dalja, megjithëse nuk krijon probleme shëndetësore, përjetohet si problem.
Komentet