BUDESONIDE + FORMOTEROL FUMARATE
Forme doza: Dihidrate turbohaler 80/4.5 dhe 160/4.5 µg/inh me nga 60 doza, flakon
Emri gjenerik: Budesonide + formoterol fumarate dihydrate inhalation powder
Emri tregetar: Symbicort
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Produkti i kombinuar inhalator, qe permban budesonide dhe formoterol. Budesonide eshte nje glukokortikosteroid me efekt te larte antiinflamator. Formoterol eshte nje beta2-adrenergic agonist selektiv, efekti i te cilit nis per 1-3 minutave pas inhalimit dhe zgjat deri ne 12 ore.
Asthma bronkiale, mjekimin simptomatik te pacienteve me SPOK te rende, shume te rende ose ne rastin e riakurizimeve, pamvaresisht se pacienti ka qene nen mjekim te rregullte me bronkodilatator me veprim te zgjatur ne stadin e mesem.
Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne pacientet me hipersensibilitet ndaj Budesonidit, formoterolit apo nje prej perberesve.
Efektet anesore: Palpitacione, kandidoze orofaringeale, disfoni, tharje te gojes dhe fytit, mund te shfaqet bronkospazem paradoksale, dhimbje koke, tremor, kolle. Kujdes ne te semuret e rende kardiak, D. Melitus, hypokalemi e pa mjekuar apo ne tireotoksikoze.
Doza e menyra e perdorimit: Doza eshte individuale ditore: Sipas moshes/formes semundjes >14 vjec: 200-1600 µgne dite, ose 160/4,5 mcg/inhalacion: 2 x 2 ne dite; 320/9 mcg/ inhalacion: 1×2 ne dite. Doza mujore: 1-2 flakone (60 doza).
Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi eshte i vazhdueshem. Skema e trajtimit dhe doza percaktohen ne menyre periodike ne varesi te gjendjes se pacientit dhe ecurise se semnundjes – pas konsultes me alergologun, pneumologun.
Shenime:
–Astma bronchiale forma persistente e mesme – perdoret si mjekim mbajtes Symbicort 80/4.5 2×2 inhalime ne dite, Symbicort 160/4.5mcg 2×1 inhalime ne dite minimumi per 3 – 6 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne varesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.
–Astma bronkiale forma persistente e rende – perdoret mjekim mbajtes Symbicort 160/4.5mcg 2×2 ose 2×4 inhalime ne dite, per nje periudhe rreth 6-8 muaj; me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.
Komentet