Perdorimi i Amoxiklav 2x (Amoxicilline Trihydrate+Acid Clavulonic 457mg/5ml-70ml)

AMOXICILLIN TRIHYDRATE + ACIDUM CLAVULONICUM           

Forme doza: Flakon 457 mg/5ml-70 ml 

Emri gjenerik: Amoxicillin Trihydrate + Acidum Clavulonicum

Emri Tregetar: Amoxiklav 2x

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Ne infeksionet e siperme dhe te poshtme te aparatit respirator (sinusit akut dhe kronik, broncit, pneumoni; Urinare, te lekures, indeve te buta, sistemit osteoartikular; Otitin e mesem, Kolangit dhe komplikacionet intraabdominale post operatore; Trajtimin e infeksioneve te perziera gram negative dhe pozitive.

Kunderindikacionet: Ne paciente me mbindjeshmeri ndaj B – Laktameve, Leucemia limfatike, femije te porsalindur, ne alergjiket dhe ata me çrregullime te aparatit tretes.  

Efektet Anesore: Mund te japi çrregullime g-intestinale, SNQ dhe hematollogjike te natyres alergjike si eozinofili, trombocitopeni, egzantema ne lekure, bronkospazem, shok anafilaktik, rritje te enzimave hepatike, nefrit intersticial.

Doza dhe menyra e perdorimit: Per femije me peshe nen 40 kg (dhe sipas grup moshave), perdoret shurup 20-40 mg/kg/dite nga goja, e ndare ne cdo 8 ore.

(Ne femijet me peshe mbi 40 kg si dhe ne ata me me moshe mbi 12 vjec, jepet 2-3 x nga 1 tablete 375 mg). Ne infeksionet e renda dozat mund te rriten.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne infeksione te lehta: 5-7, te rendat: 7-10 dite.

Shenim:Amoxiclavi rekomandohet te merret para ushqimit, me sa me shume lengjje.