TOBRAMYCINE 0.3% -3.5 g
Forme Doza: Pomade per sy
Emri Gjenerik: Tobramycine
Emri Tregtar: Tobrex
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Pomada Tobrex eshte antibiotik lokal i indikuar ne trajtimin e infeksioneve te jashtme te syrit dhe anekseve te tij shkaktuar nga bakterie. Monitorimi i sakte i pergjigjes bakteriale ndaj antibiotikut duhet te shoqeroje perdorimin e pomades. Studimet kane treguar sigurine dhe efektivitetin e perdorimit ne femije.
Kundërindikacionet: Pomada tobramycine 0.3% -3.5 g eshte e kunderindikuar ne paciente me hipersensitivitet ndaj secilit nga komponentet perberes te medikamentit.
Efektet Anësore: Efekti anesor me i shpeshte eshte hipersensitiviteti dhe toksiciteti okular, kruarje e palpebrave dhe enjtje, eriteme konjuktivale. Keto ndodhin ne me pak se 3 nga 100 paciente te trajtuar me Tobrex.
Nese perdorimi topical i tobramycines 0,3 % se bashku me antibiotike aminoglukozide sistemike, duhet te tregohet kujdes ne monitorimin e perqendrimit total ne serum.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Ne semundjet e lehta deri te moderuara aplikohet nje sasi e vogel ne sakusin konjuktival dy deri tre here ne dite.
Ne semundjet e renda, aplikohet cdo tre ose kater ore deri ne permiresimin klinik, duke e ulur perdorimin gradualisht.
Perkulet koka nga pas. Terhiqet kapaku i poshtem me nje gisht duke formuar nje shenje “V” ndermjet kapakut dhe syrit, dhe aplikohet pomada. Shikohet poshte pra se te mbyllet syri.
Kohëzgjatja e mjekimit: Deri ne permiresimin klinik te semundjes.
Komentet