AMOXICILLIN TRIHYDRATE + ACID CLAVULONICUM
Forme doza: Tableta 1000 mg (875 mg+ 125 mg), Pak. 1000 +125 mg
Emri gjenerik: Amoxicillin Trihydrate + Acid Clavulonicum
Emri Tregetar: Amoxicillin + AC.CL
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Infeksione te shkaktuara nga shtame prodhuese te b-laktamazave (ku amoksicillina vetem nuk eshte e pershtatshme) perfshi infeksione te traktit respirator, genito-urinar dhe infeksione abdominale, cellulite, kafshime te kafsheve, infeksione te renda dentale me celulit shoqerues.
M.P pershkruan ne receten me rimbursim vetem nje nga grupi i antibakterialeve sistemike dhe nuk shoqerohet me antibiotike te tjere.
Kunderindikacionet: Hipersensitivitet nga penicilinat, histori e nje ikteri te shoqeruar me marrjen e Amoksiklavit ose penicilines ose disfunksion hepatik.
Efektet anesore: Nauze, diarre, rash, kolit i shoqeruar me marrje antibiotikesh, hepatit, ikter kolestatik, eriteme multiforme, (perfshi sindromin Stiven-Johnson) nekrolize epidermale toksike, dermatit eksfoliativ, vaskulit, zgjatje e kohes se hemorragjise, marrje mendsh, dhimbje koke, konvulsione.
Doza dhe menyra e perdorimit: Shprehur sipas dozes se Amoxicillines: 250 mg cdo 8 ore nga goja. Ne infeksionet e renda 500 mg amoxiciline cdo 8 ore nga goja.
Ne raste te vecanta, infeksione me gravitet te larte, mund te perdoret doza 1000 mg çdo 12 ore ose çdo 8 ore nga goja.
Kohe zgjatja e mjekimit: Mjekimi zgjat 5-7 dite (ne format e renda deri ne 10 dite ).
Shenim: Tabletat ose paketat 1000 mg nuk jane te pershtatshme per femije nen 12 vjeç apo me peshe nen 40 kg.
Komentet