FLUPHENAZINE
Formë Doza: Tabletë 2.5 mg; Ampule 25 mg – 1 ml
Emri Gjenerik: Fluphenazine
Emri Tregetar: Moditen depo
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Psikozat primare: Skizofrenia; Çregullimi Skizofreniform; Çrregullimi Skizoafektiv; Çrregullimi Deluzional; Çrregullimi Psikotik i Shkurtër; Episodet maniakale; Çrregullimi Depresiv Madhor me tipare psikotike. Psikozat Sekondare: Ato që shoqërojnë një sëmundje tjetër mjekësore, tumor i trurit, apo çrregullime të shkaktuara nga substancat. Axhitimi i rëndë apo Sjellja e dhunshme.
Kundërindikacionet: Shtatëzania dhe periudha e laktacionit; Hipersensitiviteti; Rasti kur pacienti mund të ketë marrë një tjetër medikament apo substancë (alkool, opioide, barbiturate, benzodiazepina, skopolamine, fenilciklidine); Prania e një sëmundje të rëndë kardiake; Prania e glaukomës me kënd-ngushtë ose prania e hipertrofisë së prostatës (apo të tjera shkaqe që shkaktojnë retension urinar); Prania apo histori për Diskinezi Tardive.
Efektet anësore: Ekstrapiramidale: Distoni akute, Akinesi ose bradykinesi, Tasikinesi, Parkinsonizem; Sindrom Neuroleptik Malinj, Diskinezi Tardive. Distonia akute ndodh në 10% të pacientëve, zakonisht në orët apo ditët e para të mjekimit; Parkinsonizmi neuroleptik, ndodh në 15% të pacientëve zakonisht brenda intervalit 5-90 ditë nga fillimi i mjekimit. Endokrine: rritje gjoksi, galaktorrre, impotence tek burrat, amenorre dhe inhibim të orgazmës tek grate, ulje te libidos për të dy sekset; Sekretim i çregulluar i hormonit antidiuretik; shtim në peshë; Efekte periferike antikolinergjike: konstipacion, retension urinar, midriaze, nauze dhe të vjella; Shtim në peshë; ikter. Mbidozimi shkakton delirium, komë, distoni, konvulsione, pupila midriatike, ulje të reflekseve të thella tendinoze, takikardi dhe hipotension, bllok kardiak dhe fibrilacion ventrikular deri në vdekje.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Për arritjen e një ekulibri optimal kërkohet që dozat të përshtaten mirë. Në varësi të përgjigjes dozat e ulta fillestare duhet të rriten gjatë disa javëve. Doza më të larta kërkohen në trajtimin e psikozave akute dhe këto mund të pakësohen gradualisht me fashitjen e simptomave. Përdoret: Për os: Për adultët dozat variojnë nga 1-10 mg/ditë. IM: Mjekimi me Moditen depo fillohet me injektimin e 12,5 mg i/m per 3-4 javët e para. Pas kësaj periudhe doza rritet në 25 mg i/m çdo 3-4 javë. Shënim: Për pacientët me psikozë refraktare ose ultra-refraktare mund të rekomandohen doza maksimale deri në 35 mg në ditë vetëm me konsultë nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Duhet monitorim i kujdeshëm për efektet anësore sidomos efektet kardiologjike dhe diskinezitë tardive.
Kohëzgjatja e mjekimit: Pacienti si rregull mbahet me mjekim për një periudhë 1 deri 2 vjet pas episodit të parë psikotik. Mbi dy episode psikotike vazhdohet për shumë vite. Në varësi të ecurisë bëhen gjithmonë përpjekje çdo 6-12 muaj për të pakësuar dozën dhe për të shmangur Diskinezinë Tardive.
Shënim: Pacienti ose familjari kujdestar njoftohen gjithmonë përpara se të filloje mjekimi se trajtimi me Fluphenazine mund të shkaktoje Diskinezi Tardive. Në rast hipertermie këshillohet ndërprerja e barit nga rreziku i shfaqjes së Sindromit Neuroleptik Malinj.
Komentet