Perdorimi i Vascoten (Atenolol 100 mg)

ATENOLOLUM

Forme doza: Tableta 100 mg

Emri gjenerik: Atenololum

Emri tregetar: Vascoten

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Angina pectoris e qendrueshme dhe e paqendrueshme. Infarkti akut i miokardit, Hipertension arterial. Takikardi sinusale. Aritmi supraventrikulare dhe ventrikulare.

Kunderindikacionet: Bradikardi e theksuar, bllok atrioventrikular me i larte se grada I, insuficience kardiake e dekompesuar, shok kardiogjen, acidoze metabolike, astme dhe bronkopneumopati kronike obstruktive, angor prizmental, SSS, Fenomene Raynaud dhe probleme te qarkullimit periferik arterial ne format e renda, feokromocitome jo e trajtuar, hipersensibilitet nga atenololi, shtatzani, laktacion.

Efektet anesore: Asteni, bradikardi simptomatike, turbullime digjestive (gastralgji, nauze, te vjella), rritje te shkalles se bllokut ekzistues, insuficience kardiake, bronkospazma, hipoglicemi, hipotension, sindrome Raynaud, rendim i claudication preekzistues, manifestime kutane psoriatiforme .

Doza dhe menyra e perdorimit: Nga 25 deri 100 mg /dite ne nje ose 2 marrje.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se pacientit ndaj mjekimit.