SALMETEROLUM XINAFOATE
Forme Doza: Flakon 25 mcg/doze- 120 doza per inhalacion
Emri gjenerik: Salmeterolum Xinafoate
Emri Tregetar: Serevent
Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Astma Bronkiale, profilaksi e bronkospazmes dhe semundjes pulmonare obstruktive kronike (SPOK).
Kunderindikacionet: Gravidanca, laktacioni, nen moshen 14 vjeç, mbindjeshmeria ndaj barit. Kujdes ne Bronkospazmen akute ose ne krizen astmatike acute – nuk duhet perdorur.
Efektet Anesore: Dhmbje koke, kolle, faringit, me rralle dhimbje stomaku, takikardi, tremor.
Doza dhe menyra e perdorimit: Te rritur: 2 x 2 inhalime (50 mcg – çdo 12 ore) 2 flakone ne muaj. Ne rastet e renda doza dyfishohet. Femije mbi 4 vjeç (50 mcg, çdo 12 ore). Nuk rekomandohet nen 4 vjeç.
Kohezgjatja e mjekimit:
-Astma Bronkiale ne formen persistente te lehte: ne periudhat e acarimit te semundjes per 2-4 jave.
-Astma Bronkiale ne formen persistente te mesme: si mjekim mbajtes per 2-3 muaj. Me pas ne varesi te gjendjes dhe per 1-2 muaj te tjere per stadin e dyte, pas konsultes me specialistin.
-Astma Bronkiale ne formen persistente te rende: si mjekim mbajtes per 6-12 muaj te vitit, ne varesi te gjendjes. Jepet me konsulte te Alergologut, Pneumologut ose spec. S.profesionale.
Komentet