Perdorimi i Kalistra (Olmesartan + Amlodipine 20+5 mg / 40+5 mg)

Olmesartan + Amlodipine

Formë Doza: Tablete 20/5mg; 40/5 mg

Emri Gjenerik: Olmesartan + Amlodipine

Emri Tregtar: Kalistra

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Trajtimi i hipertensionit esencial, Trajtimi i hipertensionit në pacientë me dëmtime të organeve si: SIZ, Kardiopati, IKK, Sëmundje renale kronike, Insult, HTA rezistent ndaj mjekimit.

Kundërindikacionet: Mbindjeshmëria ndaj lëndëve vepruese, derivative të dihidropiridinave ose ndaj ndonjë prej eksipientëve përbërës. Tremestri i 2-të dhe i 3- të i shtatzënisë. Dëmtimi i formës së rëndë i funksionit të mëlcisë dhe kolestaza. Në rast dëmtimi të funksionit të veshkave ( Ritmi i filtrimit Glomerular < 60 ml/min/1.73m2). Për shkak se përmban amlodipine, kalistra është e kundërindikuar në pacientët me: Shok, hypotension të theksuar, Obstruksion të traktit të hedhjes të ventrikulit të majtë, insuficiencë kardiake të paqëndrueshme nga pikëpamja hemodinamike, pas infarktit akut të miokardit.

Efektet Anësore: Si të gjithë barnat, edhe ky produkt mjekësor mund të shkaktoje efekte të padëshiruara, ndonëse ato nuk shfaqen tek të gjithë personat që e përdorin atë.

Të zakonshme (mund të shfaqen deri në 1 ndër 10 përdorues): Marrje mendsh, dhembje koke, enjtje të kyceve të këmbëve, gjymtyrëve të poshtme, duarve ose krahëve, lodhje.

Jo të zakonshme (mund të shfaqen deri 1 ndër 100 përdorues). Marrje mendsh gjatë ngritjes në këmbë, mungesë energjie,marrje mendsh (vertigo), rënie të presionit të gjakut të shoqëruara me simptoma të tilla si marrje mendsh, trullosje, vështirësi në frymëmarrje, kollë, të përziera, diarre, kapsllëk, tharje goje, dhembje të barkut, shpërthime (skuqje në lëkurë), dhembje të anësive,nevoje urgjente për të urinuar, dobësi muskulare, hipo ose hiperkalemi, shtim i nivelit të kreatininës në gjak, hiperuricemi, shtim i niveleve të gama GT në gjak.

Të rralla (mund të shfaqen deri 1 ndër 1000 përdorues): Mbindjeshmëri ndaj barit, të fikët, skuqje dhe ndjesi nxehtësie në fytyrë, skuqje të lëkurës dhe urtikarie, enjtje të fytyrës.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Doza e këshilluar e kalistrës është një tabletë në ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit: Trajtimi është kronik.

Shënim: Kombinimi i Olmesartan me Amlodipine potencon efektin antihipertensiv të dy produkteve. Trajtimi me kalistra rekomandohet në mosha mbi 18 vjeç.