FINASTERIDUM
Forme doza: Tableta 5 mg
Emri gjenerik: Finasteridum (frenues i 5-alfa reduktazes)
Emri Tregetar: Mostrafin
Indikacioni dhe kriteret e perdorimit: Trajtimi i simptomave funksionale te hiperplazise beninje te prostates.
Antagonist i reduktazes -alfa 5 te kortikosteroideve, enzime pergjegjese per formimin e nje androgeni te fuqishem dihydrotestosteronit-alfa 5 (DHT) prej testosteronit. Duke ulur nivelet e ketij hormoni con ne reduktimin e madhesise se prostates dhe permireson simptomat e lidhura me HBP.
(Kufizimet): Eshte i nevojshem mendimi i specialistit Urolog per te semurin, kur ploteson kerkesat e meposhtme:
-Vetem per te semuret mbi 45 vjet.
-Diagnoza konsiderohet e konfirmuar kur vendoset sipas te dhenave te plotesuara te Ecografise +T.rectale + Uroculture + Klinika + kur e quan te aresyeshme urologu edhe Pyelografi.
-Gjykohet gjithashtu nga urina reziduale dhe volumii prostates mbi 40 ml.
Kur: Eshte perjashtuar Ca i Prostates.
Nuk ka retension urinar acut ose kronik, kur urina reziduale nuk eshte me shume se 100ml.
Nuk ka obstruksion funksional me prekje renale.
Nuk ka gure te fshikzes se urines.
Nuk ka infeksione rekurente te traktit urinar.
Nuk ka shenja te shprehura te obstruksionit.
Nuk ka hemoragji rekurente nga prostata.
Te cilet perbejne indikacionet direkte te nderhyrjes kirurgjikale.
Kunderindikacionet: Nuk duhet perdorur tek femrat, femijet. Kujdes ne te semuret me demtime hepatike. Mund te pakesoje vlerat e PSA (antigenit specifik per prostaten).
Efektet anesore: Gjinekomastia, impotenca, pakesim i libidos, me rralle dizuri, marrje mendsh, dhimbje koke, asteni, dhimbje barku, diarrhe, rash ne lekure, dhimbje e gjinjve.
Doza dhe menyra e perdorimit: Nje tablete 5 mg/dite nga goja. Mbas 6 muajsh mjekimi duhet bere vleresimi i efikasitetit, dhe me pas vendoset per vazhdimin e metejshem te terapise.
Kohezgjatja e mjekimit: Deri ne 2 (dy) vjet duke respektuar dhenien mujore te recetes, sipas rekomandimit te urologut (ne mungese te tij kirurgut te cilin e cakton DSHP) te Rrethit/ Rajonit, apo QSUT-se. Çdo 6 muaj behet vleresimi per ecurine, permiresimin klinik.
Shenim: Per vazhdimin e mjekimit mbi 2 vjet MPF do te pershkruaj receten me rimbursim, me antiprostatike, per te semuret me HBP, qe sipas rekomandimit te urologut, perveçse plotesojne kriteret e parashikuara ne protokollin e perdorimit te barit, kane kunderindikacion per operacion (te argumentuar), kane permiresim klinik dhe perparesi ne trajtimin konservativ, apo pse edhe per aresye moshe nderhyrja kirurgjikale rrit riskun e pasojave per jeten.
Komentet