Abscesi është një grumbullim i lokalizuar i qelbit, një akumulim i baktereve, qelizave të bardha të gjakut, plazmës dhe mbetjeve qelizore në një zgavër të mbyllur që vjen nga inflamacioni dhe liza/shkrirja/shkaterrimi e indeve. Ndonjëherë grumbullimi i qelbit mund te jete rezultat i ndonje procesi inflamator lokal, me akumulimin e qelizave imune, mund të jetë gjithashtu rezultat i infektimeve parazitare ose depërtimit të copëzave ose trupave të huaj.
Permbajtja
Si te njohesh abscesin
Gjatë palpimit/prekjes të një abscesi, kur është e mundur, duket se diçka e butë lëviz pak brenda tij, sikur të dilte nga skajet e tij të kuqe-vjollcë dhe përveç dhimbjes, me prekje ndihet një ndjenjë e nxehtësisë. Absceset e vogla janë, për shembull, puçrrat me majat e verdha, që tregojnë një grumbullim lokal të materialit purulent, me lezione dhe inflamacion të indeve përreth. Shembulli më i njohur është abscesi dentar (i dhembeve).
Faktoret e rrezikut
Faktorët rëndues, përveç higjienës së dobët, përfaqësohen nga të gjitha gjendjet që dobësojnë mbrojtjen imune, si terapia kronike me kortizon, diabeti, SIDA, kimioterapia, leucemia, djegiet e gjera etj. Komplikimet e absceseve përfaqësohen nga përhapja e procesit infektiv në thellësi. Për shembull, abscesi gingival zhvillohet pas një infeksioni sipërfaqësor të mishrave të dhëmbëve, zakonisht pas një plage të vogël të shkaktuar prsh nga nje kruese dhëmbësh.
Trajtimet
Trajtimi i absceseve varet nga shkaqet dhe zonat në të cilat janë zhvilluar. Shpesh, përveç përdorimit të antibiotikëve për të zhdukur infeksionin, është e nevojshme prerja e abscesit dhe kullimi i përmbajtjes së tij me mjete sterile.
Komentet