FENOFIBRATE
Formedoza: Kapsule 200 mg
Emri gjenerik: Fenofibrate
Emri Tregetar: Fenofibrate EG
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:
Trajtimi shtese ne pacientet me diete me nivele shume te larta te TG (tipi IV dhe V i hiperlipidemise) qe kane rrisk per pankreatit dhe qe nuk I pergjigjen ne menyre te pershtatshme dietes. Efikasiteti mund te rritet nga kombinimi me antilipemiante te tjere qe kane mekanizem te ndryshem mjekimi. Tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket.
Kunderindikacionet: Ne insuficiencat hepatike, insuficience renale.
Efektet anesore: Crregullime digjestive, gastrike, intestinale, reaksione alergjike kutane, iritim te syve, ulje e libidos, rritje te transaminazave dhe mialgji difuze ne rast rhabdomyolize (miolise e mm.strijuar). Rralle hepatit, kolelitiase, kolecistit, hepatomegali etj.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne varesi te shkalles se dislipidemise, doza fillestare 67 mgr /dite deri ne 1 kapsule 200 mg /dite, gjate marrjes se ushqimit. Pas 6-8 javesh terapi arrihet rezultati I kerkuar. Ne vartesi te shkalles te dislipidemise mund te merren 1-2 tab/dite. Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithmone e nevojshme.
Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi kronik. Ne varesi te ecurise se semundjes dhe pergjigjes se te semurit ndaj mjekimit.
Shenim: Monitorimi I profilit lipidik ne menyre periodike, nese vihet re ndonje ndryshim I skajshem. Brenda 8 javeve te nderpritet trajtimi, te kontrollohen transaminazat cdo 3 muaj, nese ALT rritet > 100U/L terapia te nderpritet. Marrja e njekohshme e HMG-CoA reduktaze inhibitoreve mund te rrise riskun e miopatise dhe rabdomiolizes.
Komentet