Acid Alendronic + Colecalciferol
Formë doza: Tablet 70mg + 2800 UI
Emri gjenerik: Acid Alendronic + Colecalciferol
Emri Tregtar: Fosavance
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Për trajtimin e osteoporozës në pacientët me rrisk për pamjaftueshmëri të vitaminës D dhe të konfirmuar me DXA T-score <=-2.5 në pars lumbare ose coxo – femorale. Ajo redukton riskun për fraktura vertebrale dhe koksofemorale.
Kunderindikacionet: Hipersensitivitet ndaj substancave aktive apo çdo lloj substance shoqëruese. Anomali ezofageale apo çdo lloj anomalie tjetër e cila vonon zbrazjen ezofageale si striktuara apo akalazia. Crregullime aktive të traktit te sipërm gastrointestinal si: disfagi, sëmundje të ezofagut, gastritis, deudenitis, sëmundje ulçeroze apo histori anamnestike (brenda vitit të fundit) për ulçer peptike, hemorragji gastrointestinale aktive apo kirurgji e traktit të sipërm gastrointestinal si edhe piloroplastik. Pamundësi për të qëndruar në këmbë apo në pozicionin ulur për 30 minuta. Hipokalcemia. Në pacientët me insufiçiencë renale ku GFR është më pak se 35 ml në min.
Efektet Anesore: Të referuara sipas sistemeve. Sistemi imun: reaksione hipersensitiviteti si urtikarie dhe angioedema. Crregullime të metabolizmit: hipokalcemia. Sistemi Nervor: dhimbje koke, marrje mendsh, ulje e perceptimit të shijes. Në sy: uveitis, scleritis, episcleritis. Në vesh dhe sistemin labirintik: vertizhe. Sistemi gastrointestinal: dhimbje abdominale, dispepsi, diarre, konstipacion, flatulenc, ulçer ezofageale, RGE, disfagi, nauze, të vjella, erozione ezofageale, melena, strikturë e ezofagut, ulçeracione orofaringeale, perforacion të ulçerës.
Në lëkurë: alopeci, prurit, rash nga fotosensitiviteti, eritem, reaksione kutane të rënda përfshi edhe Steven- Johnson. Në sistemin muskoloskeletik: mialgji, artralgji, enjtje artikulare, osteonekroz të nofullës, fraktura femorale atipike diafizale dhe subtrokanterike. Çregullime të gjëndjes së përgjithëshme: asteni, edema periferike, dobësi, frisone.
Doza dhe menyra e perdorimit: Doza e rekomanduar është një tablet një herë në javë. Tableta merret nga goja në mëngjes me stomakun boshe, me një gotë ujë (200ml) në pozicionin ulur ose në këmbë, pozicion i cili duhet të ruhet detyrimisht për 30 minuta (qëndrimi në këtë pozicion shmang irritimin ezofageal). Tableta pihet me ujë (kaperxehet) nuk përtypet (coptohet) në gojë pasi mund të shkaktojë ulçeracione orofaringeale.
Nuk rekomandohet marrja e antiacideve përpara marrjes së tabletës apo pirja me lëngje të tjera (përveç ujit) sepse ulet përthithja e barit. Nëse harrohet tableta në ditën e caktuar ajo mund të merret ditën tjetër në mëngjes me stomakun bosh, nëse tableta harrohet pa e pirë për më shume se një javë, në javën pasë ardhëse merret vetëm një tablet dhe jo dy të tilla. Pacienti duhet të marrë suplemente me kalcium 500 – 1000mg në ditë nëse marrjet e tij me djetë janë të pamjaftueshme.
Komentet