Perdorimi i Vitamine C (Acid Ascorbic 100 mg/ 2 ml)

ACIDUM ASCORBICUM

Forme doza:  Ampula  5%-2 ml

Emri gjenerik: Acidum ascorbicum

Emri Tregetar: Vitamine C

Indikacionet: Hipovitaminoze, qe shkaktohet nga marrja e pamjaftueshme ose nga konsumi i tepert i tij ne organizem, gjendje paraskorbutike ose hipovitaminozat e fshehura (lodhje pranverore, anoreksi, hemoragji te xhinxhivave), diatesa hemoragjike, scorbut primar, semundje te traktit gastrointestinal, paradontapati, pas lodhjeve te medha, ne periudhen e shtatazanise dhe te ushqyerjes se femijes me gji.

Kunderindikacionet: Ne personat e predispozuar (me nefrolitiaze ose hiperoxalaturi) perdorimi i dozave te medha rrit rrezikun e krijimit te gureve me permbajtje oksalatesh. Dozat e medha mund te shkaktojne anemi hemolitike tek personat me pamjaftueshmeri te G-6-PD. Te personat me hemokromatozis marja e dozave te medha eshte e ndaluar per shkak te mundesise te rritjes se toksicitetit nga hekuri.

Efektet anesore: Dozat e medha japin dhimbje koke, marje mendsh, ndjenje te fikti, diarre. Po ashtu favorizojne formimin e gureve ne veshka.

Doza dhe menyra e perdorimit: Nen lekure, intramuskul dhe intravene 100- 200 mg. ne dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecurise semundjes kryesore.