Perdorimi i Promethasine (Promethazine 25 mg)

PROMETHASINUM                       

Forme doza: Tableta 25 mg

Emri gjenerik: Promethasinum             

Emri Tregetar: Promethasine                  

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Perdoret ne trajtimin e semundjeve alergjike si: rrufa alergjike, konjuktiviti, urtikaria. Mund te jepet nga mjeku i urgjences ne trajtimin e gjendjeve alergjike akute.

Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne femijet nen 15 vjec, hipersensibilitet nga antihistaminiket, glaukome, ne paciente me risk per retension urinar. Duhet patur kujdes te mos shoqerohet me alkol dhe ne personat qe ngasin makinen. Kunderidikacion relativ eshte shtatzania dhe laktacioni.

Efektet anesore: Gjumesi, efekte antikolinergjike si tharje goje, turbullim te akomodimit, midriaze, rrezik te retensionit urinar. Hipotension ortostatike, halucinacione, konfuzion mendor, ulje te memories e koncentrimit. Aksidente hematollogjike si agranulocitoze, leukopeni, anemi hemolitike, trombocitopeni.

Doza dhe menyra e perdorimit: Merren njeheresh 1 deri 2 tableta, qe mund te perseriten pas jo me pak se 4 oresh. Nuk jepen me shume se 6 tableta ne dite. Per shkak te gjumesisie preferohet dhenia e ilacit kur i semuri shtrihet per te fjetur.

Kohezgjatja e mjekimit: Trajtimi me promethazine, per shkak te efekteve anesore dhe gjumesise qe shkakton duhet te jete i shkurter, disa ditor.