DESVENLAFAXINE
Formë Doza: Tableta 50 mg, 100 mg
Emri Gjenerik: Desvenlafaxine
Emri Tregëtar: PRISTIQ
Indikacionet e perdorimit: Desvenlafaxine është një bar antiderpresiv i klasës SNRI (serotonin and norepinephrine reuptake inhibitor) {MDD – major depressive disorders} Trajtimin e Çrreggullimeve depressive madhore;
Të tjera indikacione: çrregullimet e ankthit të përgjithësuar, në çrregullimin e ankthit social, çrregullimet disforike premenstruale, në depresionet gjatë menopauzës, etj.
Dozimi dhe administrimi: Doza e rekomanduar e desvenlafaxinë është 50 mg një herë në ditë, nuk lidhet me marrjen e ushqimit. Doza maksimale e trajtimit është 200 mg në ditë.
Desvenlafaxine rekomandohet të merret në të njëjtën orë çdo ditë sipas orës së ditës kur fillon trajtimi. Tabletat duhet të percillen të gjitha me uje dhe nuk duhet të shtypen ndahen apo treten.
Kundërindikacionet:
Përdorim i njëkohshëm me frenues të mono-amino oksidazës (MAOI) ose brenda 14 ditëve nga fillimi i tyre.
Hipersensitivitet ndaj klorhidratit të venlafaxine.
Nuk indikohet për t’u përdorur tek fëmijët nën moshën 18 vjeç.
Efektet anesore: Hipersensivitet ndaj përbërësve, mendime dhe sjellje suicidale në adoleshentët dhe adultët e rinj, sindromi serotonies, presion i rritur i gjakut, hemorragji jo normale, glaukoma me kënd të ngushtë, aktivizimi I manive dhe hipomanive, sindromi I ndërprerjes së mjekimit, kriza, hiponatremi, Sëmundje intersticiale të mushkërisë dhe pneumonisë eozinofilike.
Paralajmërimet dhe përkujdesjet më të rëndësishme:
Ndryshimet emocionale dhe të sjelljes, përfshirë vetë-dëmtimin: SSRI dhe antidepresivët e tjerë të rinj mund të shoqërohen me:
- Ndryshime emocinale dhe të sjelljes, përfshirë rritje të riskut për ide dhe sjellje vrasëse.
- Efekte të padëshiruara serioze të tipit acarues, të shoqëruara me dëmtim të vetes ose të tjerëve.
- Ide dhe sjellje vrasëse; këshillohet monitorim strikt.
Simptomat e ndërprerjes: nuk duhet të ndërpritet menjëherë. Rekomandohet reduktimi gradual i dozës.
Përkujdesje të tjera dhe paralajmërime: Përdorimi i njëkohshëm me venlafaxin nuk rekomandohet; reaksione alergjike si rash, urtikarie ose fenomene alergjike të lidhura me të; risk për frakturë të kockave me SSRI SNRI; rritje të presionit të gjakut dhe ritmit të zemrës (matje para, dhe rregullisht gjatë trajtimit); rritje të kolesterolit dhe triglicerideve (të konsiderohet matja e tyre gjatë trajtimit); Hiponatremia ose Sindromi i Hormonit Antidiuretik të papërshtatshëm (SIADH) me SSRI/SNRI; mundësi për obstruksion gastrointestinal; gjakrrjedhje jonormale me SSRI/SNRI; sëmundje intersticiale të mushkërisë dhe pneumonisë eozinofilike me venlafaxin; ethe; Glaukoma me kënd të ngushtë; Mani/hipomani; Sindromi i Serotoninës ose reaksione të ngjashme me sindromin neuroleptik malinj.
Mbajtja/vazhdimi/ dhe trajtimi i zgjatur: Në përgjithësi është rënë dakord që një episod akut depresiv kërkon disa muaj ose më shumë për një përgjigje terapeutike të qëndrueshme. Efikasiteti afat gjatë (long term efficacy) I Pristiq (50 mg – 400mg) është vërtetuar në dy studime shkencore. Megjithatë pacientët nën trajtim duhet të rivlerësohen herë mbas here me konsultë mjeku specialist.
Ndërprerja e desvenlafaxine: Pacientët duhet të monitorohen për këto simptoma gjatë proçesit të ndërprerjes së mjekimit me desvenlafaxine. Në qofte se ka mundësi një reduktim gradual preferohet më mirë sesa një ndërprerje e menjëhershme e trajtimit.
Komentet