Steatorrhea – eliminimi i yndyrnave të patretura me jashtëqitjet

Termi steatorrhea (steatorrea) tregon eliminimin/nxjerjen e një sasie të madhe të substancave yndyrore të patretura në me feçet. Këto të fundit marrin një pamje të yndyrshme dhe duken në ngjyrë të çelur, dhe karakterizohen nga një erë e fortë dhe e mprehtë.

Në shumicën e rasteve, sindroma të ndryshme të malabsorbimit (thithjes se keqe) janë në origjinën e steatorresë, por ka kushte të ndryshme që mund të shoqërohen me këtë çrregullim (gurë në tëmth, fibrozë cistike, cirrozë, pankreatit).

Përveç pamjes së yndyrshme, ngjyrës së çelur dhe erës së fortë të feçeve, steatorrea mund të shoqërohet me praninë e simptomave të tjera si fryrje ose dhimbje barku, diarre, ngërçe, nauze, të vjella.

Ndonjëherë ndryshimi i jashtëqitjes mund të jetë për shkak të ndryshimeve krejtësisht të rastësishme që lidhen me të ushqyerit: në këto raste anomalitë e gjetura në pamjen e jashtëqitjes regresohen brenda një ose dy ditësh.

Permbajtja

Cilat sëmundje mund të shkaktojne steatorrene (yndyra ne jashtqitje)

Patologjitë që mund të shoqërohen me steatorre janë si më poshtë:

  • Akromegalia
  • Gurët e fshikëzës së tëmthit
  • Sëmundja celiake
  • Ciroza primare biliare
  • Cirroza e mëlçisë
  • Fibroza cistike
  • semundja Crohn
  • Pankreatiti

Ju lutemi mbani mend se lista nuk është shteruese dhe është gjithmonë një ide e mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.

Cilat janë trajtimet për steatorrenë (shume yndyrna ne jashteqitje)

Meqenëse steatorrea nuk është një sëmundje në vetvete, por një simptomë e pranisë së kushteve të tjera mjekësore, për të zhvilluar një trajtim të synuar është e nevojshme të identifikohet shkaku themelor i steatorresë dhe të veprohet mbi të.

Kur duhet të kontaktoni mjekun

Nëse anomalitë e gjetura në pamjen e jashtëqitjes nuk regresohen brenda një ose dy ditësh dhe nëse tashmë jeni diagnostikuar (ose jeni në rrezik) me një nga patologjitë shoqëruese (shih listën e patologjive shoqëruese).