Perdorimi i Sortis (Atorvastatine 10 mg / 20mg)

ATORVASTATINUM                    

Forme doza: Tableta 10 mg, 20 mg

Emri gjenerik: Atorvastatinum

Emri Tregetar :  Sortis

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:

Prevenim primar: hiperkolesterolemi totale, te LDL-kolesterolit dhe prishje te raportit HDL/LDL kolesterol- tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket etj. Prevenim sekondar: ne te semuret qe vuajne me SAK, ose kane kaluar infarkt miokardi, pavaresisht nga niveli I kolesterolit total apo LDL-kolesterolit total (edhe kur ai gjendet ne norme), sepse ne SAK, pervec se ai redukton LDL e Kolesterolin total, ben edhe stabilizimin e pllakes aterosklerotike, redukton mortalitetin e morbilitetin CV.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria nga preparati, semundjet aktive te heparit, rritje e vazhdueshme e transaminazave, se bashku me ketokonazolin.

Efektet anesore: Zakonisht tolerohet mire. Rritje te transaminazave hepatike, prandaj duhet te mbahen nen kontroll perpara dhe gjate mjekimit dhe kur rriten mbi 2 fishin e normes ndalohet mjekimi. Rritje te kreatin fosfokinazes (CPK) origjine muskulore, dhimbje muskulore difuze. Te rralla: dhimbje abdominale, dispepsi, diarre, cefale.

Doza dhe menyra e perdorimit: Ne hyperkolesterolemite e moderuara fillohet me doza 10 mg ne dite, preferohet marrja ne darke dhe ne hyperklesterolemite e shprehura fillohet me 20-40 mg ne dite. Doza mbajtese 10-20 deri 40 mg/dite, doza maksimale 80 mg/dite. Trajtimi individualizohet ne varesi me qellimin dhe me pergjigjen e pacientit, qe evidentohet brenda 2 javesh ose 1 muaji.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne varesi te ecueise se semundjes dhe pergjigjes se te semurit ndaj mjekimit.Trajtimi kronik. Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithmone e nevojshme.

Shenim: Pas fillimit dhe /ose titrimit te barit analizohen lipidet brenda 2-4 javesh dhe te behet dozimi I ri. Te shihet funksioni hepatik perpara fillimit te mjekimit dhe rritjes se dozes dhe periodikisht, cdo 6 muaj per gjate trajtimit kronik te mjekimit.