Perdorimi i Tobrex (Tobramycine 3 mg/ml – 5 ml)

TOBRAMYCINE 3 mg/ml-5 ml

Forme Doza: Solucion steril antibiotic me pika per sy

Emri Gjenerik: Tobramicine 3 mg/ml -5 ml

Emri Tregtar: Tobrex

Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Solucioni Tobrex eshte antibiotik local i indikuar ne trajtimin e infeksioneve te jashtme te syrit dhe anekseve te tij shkaktuar nga bakterie. Monitorimi i sakte i pergjigjes bakteriale ndaj antibiotikut duhet te shoqeroje perdorimin e solucionit. Studimet kane treguar sigurine dhe efektivitetin e perdorimit ne femije.

Kundërindikacionet: Solucioni Tobramicias 3 mg/ml eshte i kunderindikuar ne paciente me hipersensitvitet ndaj secilit nga komponentet perberes te medikamentit.

Efektet Anësore: Efekti anesor me i shpeshte eshte hipersensitiviteti dhe toksiciteti ocular, kruarje e palpebrave dhe enjtje, eriteme konjuktivale. Keto ndodhin ne me pak se 3 nga 100 paciente te trajtuar me Tobrex.

Nese perdorimi topical i tobramicines 3 mg/ml se bashku me antibiotike aminoglukozide sistemike, duhet te tregohet kujdes ne monitorimn e perqendrimit total ne serum.

Doza dhe mënyra e përdorimit: Ne semundjet e lehta / te moderuara, merret nje ose dy pika ne syrin e prekur cdo kater ore. Ne infeksionet e renda, dy pika cdo ore deri ne permiresimin e pacientit, solucioni ulet gradualisht deri ne nderprerjen e mjekimit.

Kohëzgjatja e mjekimit: Deri ne permiresimin klinik te semundjes.

Shënim: Jo per injeksion intraokular.