Perdorimi i Atrovent (Ipratropium Bromide – 200 doza inh – 10 ml)

IPRATROPIUM BROMIDE
Forme Doza: Flakon 10 ml-200 doza l / inhalacion
Emri gjenerik: Ipratropium bromidum
Emri Tregetar: Atrovent

Indikacionet dhe kriteret qe percaktojne perdorimin: Astma dhe Semundje Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK).

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria ndaj barit dhe derivateve te tij. Çrregullimet e ritmit te zemres, Glaucoma, Hipertrofi e prostates, Okluzione intestinal.

Efektet Anesore:

Gastro-intestinale: nause, te vjella, dispepsi, distres gastrik, tharje goje.

Urogenitale: retension urinar

Te tjera: marrje mendsh, pergjumje, rritje te presionit intraokular.

Doza dhe menyra e perdorimit: 2 inhalime sipas nevojes (20 mcg), 3 here ne dite.

Dyfishohet doza ne pacientet qe nuk i pergjigjen terapise.

Tek femijet 6 – 12 vjeç perdoret 20 – 40 mcg çdo 8 ore.

Kujdes: Te semuret me Hipertrofi te prostates, ne femijet nen 5 vjeç. Dozat e para duhen aplikuar nen mbikqyrjen e mjekut, sepse mund te shkaktoje bronkospazma paradoksale. Jepet me konsulte te Alergologu, Pneumologu, spec. S. Profesionale.

Kohezgjatja e mjekimit: Mjekimi eshte i palimituar, ne varesi te gjendjes dhe nevojes qe paraqet i semuri per te qetesuar krizat. Ne varesi te gjendjes, ulet ose rritet kohezgjatja dhe doza e mjekimit.