Perdorimi i Katena (Gabapentin 100mg; 300mg; 400mg)

GABAPENTIN

Formë doza: Tableta me 100, 600 dhe 400 mg

Emri gjenerik: Gabapentin

Emri Tregëtar: Katena

Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Antiepileptik.

Indikohet në krizat parciale pa ose me gjeneralizim sekondar, zakonisht si mjekim shtesë. Rekomandohet si alternative në pacientët me formë rezistente të epilepsisë. Ka indikacion në trajtimin e dhimbjes neuropatike, pas moshës 18 vjeç.

Kundërindikacionet: Hipersensibiliteti ndaj barit. Nuk rekomandohet te fëmijët. Nuk rekomandohet gjatë shtatzanisë dhe periudhës së laktacionit. Kujdes ndërveprimin e barnave.

Efektet anësore: Somnolencë, vertigo, ataksi, nistagëm, dhimbje koke, tremor, diplopi, nausea ose të vjella, rinit, konvulsione, faringit, disartri, amnezi, irritabilitet, leukopeni, hipotension arterial, bradikardi, sino, fibrilacion atrial, rash kutan.

Dozat dhe mënyrat e përdorimit: Doza fillestare deri 600 mg në ditë (në tri marrje), titrim gradual deri në një maksimum 900-1200 mg në ditë.

Kohëzgjatja e mjekimit:

Mjekimi në rastet me epilepsi mund të zgjatet me vite. Vendimi për fillimin e mjekimit dhe për ndërprerjen e tij, duhet të merret në Punktin e Epilepsive, ose Punktin Neuromuskular, Sherbimi Universitar i Neurologjisë, QSU Tiranë. Vazhdimi i mjekimit mund të realizohet në bashkepunim të mjekut të familjes me mjekun specialist të rrethit. Mjekimi i dhimbjes neuropatike ka afate të ndryshme duke u bazuar në historinë, gjendjen dhe diagnozën e çdo pacienti.

Shënim: Gabapentina është një antiepileptik i serisë së re, me gamë të gjerë përdorimi, zakonisht përdoret si mjekim i vetëm ose shtesë në rastet me epilepsi rezistente ndaj terapisë. Ka indikacion në trajtimin e dhimbjes neuropatike.