LATANOPROST + TIMOLOL MALEATE
Forme doza: Pika per sy (50 mcg + 5 mg) – 2.5 ml
Emri gjenerik: Latanoprost + Timolol Maleate
Emri tregetar: Xalacom
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit: Ulja e tensiont intraokular ne paciente me glaukome me kend te hapur dhe hipertension intraokular qe nuk pergjigjen mjaftueshem ndaj beta-bllokuesve topikale ose analogeve te prostaglandinave.
Kundërindikacionet: eshte i kunderindikuar ne: semundjet reaktive pulmonare, si astma bronkiale semundje kronike obstruktive bronkopulmonare, bradikardi sinusale, bllok sino-atrial, bllok atriventrikular i grades II ose III qe nuk kontrollohet me pace maker, shok kardiogjenik, hipersensitivitet ndaj substances aktive.
Efektet Anësore:
Sistemike: Crregullime kardiake, crregullime vaskulare, respiratore (bronkospazem ) hipoglicemi, hipertiroidizem, tharje te syve, reaksione anafilaktike, shkolitje koroidale, anestezi kirurgjikale,
Efekte okulare:
latanoprosti ndryshon ngjyren e syve duke rritur pignentin ne iris .Kjo ndodh ngadale dhe mund te mos verehet per muaj me rradhe. Nuk ka rritje te pigmentimit te irisit pas nderprerjes se ilacit. Nevuset nuk ndikohen nga perdcrimi i medikamentit. Nuk verehet akumulim i pigmentit ne rrjetin trabekular ose ne dhomen anteriore, por pacientet duhet te observohen rregullisht dhe mjekimi te nderpritet kur ka rritje te pigmentimit te irisit. Mjekimi unilateral con ne heterokromi. Nuk ka eksperience te dokumentuar ne perdorimin e latanoprostit ne glaukome me kend te ngushte kronike/kongenitale, inflamatore, neovaskulare, pigmentare. Latanoprosti nuk ka ndikim ne pupile, por nuk ka dokumentime ne ataket e glaukomes me kend te mbyllur.
Latanoprosti duhet te perdoret me kujdes ne paciente me keratit herpetik. Jane gjetur raste me edeme makulare gjate trajtimit ne paciente afake ose pseudofake me carje te kapsules posteriore.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Doza e rekomanduar per te rriturit-1 pike ne surin e semure nje here ne dite. Nese nuk merret nje doze, trajtimi vazhdon me dozen tjeter sipas rekomandimit. Nuk duhet te kaloje nje pike ne dite ne syrin e prekur.
Duhet te hiqen lentet e kontaktit para hedhjes se pikave ne sy dhe mund te vendosen pas 15 min. Nese perdoret me shume se nje ilac me pika ne sy, duhet te kene nje diference prej 5 min. Kur mbyllet kanali nasolakrimal ose mbyllen syte per dy min, absorbimi sistemik reduktohet. Kjo mund te coje ne uljen e efekteve anesore sistemike dhe rritje te aktvitetit lokal. Siguria dhe efektiviteti ne femije dhe adoleshente nuk eshte vendosur akoma
Kohëzgjatja e mjekimit: Per sa kohe tolerohet nga pacienti dhe mban ne norme tensionin intraocular.
Komentet