PROPYLTHIOURACILUM
Forme doza: Tablete 50 mg
Emri gjenerik: Propylthioracilum
Emri Tregëtar: Propiltiouracil
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit:
Hipertireozë, para interventit kirurgjikal dhe para e pas terapisë me jod radioaktiv.
Kundërindikacionet:
Çrregullime hematologjike (leukopeni ), çrregullime hepatike të shkallës së përparuar, shtatzani dhe ushqim me gji i fëmijës.
Efektet anësore:
Reaksione alergjike, rash kutaneal, urtikarie, nauze, mialgji, cefale etj. Mund të kemi edhe agranulocitozë, granulopeni, trombocitopeni, si edhe hepatit ose nekrozë hepatocelulare. Gjithashtu mund të kemi edhe hypotireozë nga mjekim i zgjatur me dozë të madhe.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Jepet nga goja 3 herë në ditë, me dozë fillestare 150-300 mg/ditë.
Në disa raste mund të lindë nevoja për të dhënë deri ne 600 – 900 mg/ditë.
Doza mbajtëse është 100- 150 mg/ditë.
Tek fëmijët deri 10 vjeç dozat janë 50 – 150 mg/ditë, mbi 10 vjeç 150 – 300 mg/ditë.
Kohëzgjatja e mjekimit:
Në rastet e zgjatjes mbi 3 vjet dhe nuk i jep efekt ky trajtim, të konsultohet me mjekun specialist endokrinolog në QSUT për vazhdimin e mjekimit ose të trajtimit kirurgjikal ose me jod I 131 (Jod radioaktiv).
Komentet