DORZOLAMIDE
Forme Doza: 2% – 5 ml pika për sy
Emri Gjenerik: Dorzolamide
Emri Tregëtar: Dorzostill
Indikacionet dhe Kriteret e Përdorimit:
Dorzolamide hydrochloride (Dorzolamide hydrochloride solucion oftalmik) është inhibitor i enzimës carbonicanhydrase, i formuluar për përdorim oftalmik topical, i cili ul sasinë e prodhimit të humor aqueos duke ulur presionin intraocular.
Pikat e syrit përdoren për reduktimin e presionit të lartë të syrit dhe për trajtimin e glaukoma. Pikat e syve mund të përdoren vetëm ose me pika të tjera të syve që ulin presionin në sy (të ashtuquajturit beta-bllokues).
Kundërindikacionet:
Mos e merrni Dorzostill:
– nëse jeni alergjik ndaj dorzolamidit ose ndonjërit prej përbërësve të tjerë të tij.
– nëse keni probleme të rënda të veshkave.
– nëse keni ndryshime në pH (ekuilibrin acid/bazë) të gjakut tuaj.
Efektet Anësore
Më të shpeshta janë djegie e syve, dhimbje therëse ose shpuese, diskonfort menjëherë pas përdorimit në sy (përafërsiht 1/3 e pacientëve). Ndjesi e një shije të hidhur në ¼ e pacientëve pas përdorimit. Punctate keratitis sipërfaqësor në 10-15 % të pacientëve. Shenja dhe simptoma të reaksionit ocular alergjik në 10% të pacientëve. Në afërsisht 1-5 % të pacientëve u raportua conjunctivitis ose reaksion papilar i qepallave (për shkak të terapisë afatgjatë, turbullim i shikimit, skuqje e syve, lotim i shtuar, lotim i pakësuar dhe photophobia. Të tjera simptoma oculare dhe sistematike janë raportuar më rrallë si: dhimbje koke, nausea, astheni/lodhje dhe shumë rrallë skuqje kutane, urolithiasis dhe iridocyclitis.
Nëse këto reaksione ndodhin, ndërprisni terapinë dhe rivlerësoni gjendjen e pacientit përpara rifillimit të Dorzolamidit.
Doza dhe mënyra e përdorimit:
Përdoret në sytë e prekur në mënyrë topicale si një solucion oftalmik. Doza është 3 herë në ditë nga 1 pikë Dorzolamide Hydrochloride Solucion Oftalmik në syrin (sytë) e prekur nga tensioni i lartë intraocular.
Komentet