TESTOSTERONUM ENANTHATE
Formë doza: Ampule 250 mg/1 ml
Emri gjenerik: Testosteron enanthate
Emer Tregëtar: Testo Enant
Indikacionet dhe kritret e përdorimit:
Hypogonadizëm mashkullor nga mungesa e konfirmuar e testosteronit pamvarësisht nga shkaku. Përdoret si terapi zëvendësuse tek të rriturit e kastruar dhe tek ata me hypogonadizëm për shkak te insufiçiencës hypofizare dhe testikulare. Tek të sëmurët me hipopituitarizëm sjellin zhvillim normal dhe normalizojnë potencën, por nuk ndikojnë në fertilitet.
Kundërindikacionet: Kancer i prostatës, adenoma prostate, kancer i gjirit tek meshkujt, insufiçiencë kardiake, renale, hepatike, gjendjet agresive, në periudhën para pubertetit tek gratë.
Efektet anësore: Akne, gjinekomasti, retension hidrosode, mundësinë hiperkalçemive, mund të japë fenomene alergjike.
Doza dhe mënyra e përdorimit: Në rrugë intramuskulare, çdo 2 javë në dozën 50 mg dhe 100 mg dhe 250 mg çdo 4 javë. Rekomandohet injeksioni thellë dhe ngadalë.
Kohëzgjatja e mjekimit: Në insufiçiencat e plota hipofizare ose testikulare mjekimi do të zgjasë në varësi të moshës.
Shënim: Testosteroni nuk ndikon në zhvillimin testikular dhe frenon sekretimin e gonadotropinave hipofizare. Përdorimi nga sportistët mund të çojë në test pozitiv antidoping. MP e pershkruan në recetë me rimbursim vetëm me konsultë të endokrinologut ose andrologut.
Komentet