Perdorimi i Indoxen (Indometacine 100 mg)

INDOMETACINUM  

Forme doza: Supoz. 100 mg

Emri gjenerik: Indometacinum

Emri Tregetar: Indoxen

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Semundje reumatizmale dhe pathologji muskuloskeletike si: arthriti reumatoid, spondilit ankilozant, osteoartrit. Dhimbje koke, dismenorre, mialgji, bursit, tendinit, artralgji, artrit gutoz.

Kunderindikacionet: Ne semundjet aktive g.intestinale apo histori pozitive per te si: ulcera peptike, koliti ulceroz ose hemoragji gastrointestinale. Ne pacientet me reaksione alergjike nga salicilatet, ne ato me polipe nazale, astma ose urtikarie te shkaktuar nga aspirina. Perdoret me kujdes ne te semure me insufisience kardiake, koagulopati ose hemofili, hipertension, semundje renale dhe hepatike, neutropeni, tremestrit te pare dhe te trete, gjate ushqyerjes me gji.

Efektet anesore: Mundet te shkaktoje gastrit, hemorragji gastrointestinale, ulceracione si edhe nauze, te vjella, konstipacion, dhimbje abdominale, diahrre, stomatite, gastrite, ulcera peptike, hemoragji dhe perforacion. Me rralle dhimbje koke, marrje mendsh, pergjumje, hepotoksicitet, nefrotoksicitet (nekroze papilare, nefrit intersticial), pancitopeni, rash dhe urtikarie, edeme periferike, zhurme ne veshe ose demtim te degjimit etj.

Doza dhe menyra e perdorimit: Me rruge rektale: 100 mg ne darke. Ne rast nevoje mund te administrohet edhe nje doze tjeter prej 100 mg ne mengjes. Doza maksimale ditore orale dhe rektale eshte 150-200mg.

Kohezgjatja e mjekimit:Perdoret per periudha te shkurtra, ne vartesi te gjendjes te semurit.

Shenim: Nuk duhet perdorur ne femijet nen 14 vjeç dhe ne te moshuarit. Kujdes ne perdorimin e saj ne pacientet me patologji dentare, epilepsi, depresion, parkinson, hemorroide, proktit, inflamacione anale ose rektale.