CYPROTERONUM ACETATUM
Forme doza: Tableta 50 mg
Emri gjenerik: Cyproteronum Acetatum
Emri Tregetar: Androcur
Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Ne trajtimin e Ca të prostatës të të gjitha stadeve (klasifikimi TNM ) si monoterapi dhe i kombinuar me llojet e tjera të trajtimit jo hormonal (kirurgjikal, radioterapi etj).
Diagnoza percaktohet nga:
Klinika,
Matja e PSA (Prostatic Specific Antigen) qe ne norme eshte 4ng/ml,
Ekzaminimin rektal (DRE- Digital Rectal Examination),
Ekografia Transrektale me ultra sound,
Biopsia e prostates, ne varesi te nderhyrjes kirurgjikale, kerkohet ne rastet kur: dyshohet per Ca prostate, behet operacion radikal i prostates, del pozitiv pas EDR ose prostatektomise transvezikale.
Kunderindikacionet: Nuk perdoret ne: semundjet akute dhe kronike te heparit me remisione dhe transiminaza shume te larta; raste te proceseve te renda trombo embolike; semundje te dekompesuara te zemres; depresione te renda akute dhe kronike; forma te renda te diabetit; paciente me ndryshime te shprehura vaskulare; anemi te thella dhe sidomos ato drepanocitare, etj.
Efektet anesore: Gjate dhenies se preparatit duhet te kemi parasysh: forma te lehta te semundjeve te permendura me siper ne kunderindikacionet sepse preparati eshte i tolerueshem mire dhe nuk paraqet efekte anesore te medha.
Doza dhe menyra e perdorimit dhe kohezgjatja e mjekimit:
Sipas llojit të trajtimit johormonal (kirurgji, radioterapi) përshkruhen doza të ndryshme të Cyproteronit si më poshtë:
-Lloji i trajtimit johormonal; Doza perkatese e Cyproteronit dhe kontributi mbi tumorin:
Monoterapi: 200 – 300 mg / ditë oral 1 ampulë 300 mg çdo javë i.m. i vetmi medikament me veprim të dyfishtë që realizon bllokadën totale androgenike
Kastracion, Orkiektomi: 100–200 mg /ditë oral, 1 ampulë 300 mg çdo 2 javë i.m. Reduktim i incidencës së afsheve të nxehta. Bllokon veprimin e androgenëve adrenalë.
Prostatektomi radikale: 300 mg / ditë oral 1 ampulë 300 mg çdo javë i.m. Ul masën e tumorit primar dhe çrrënjos mikrometastazat që i atribuohen dështimit të prostatektomisë. Siguron kontrollin mbi sëmundjen ndërkohe që pritet kirurgjia.
Radioterapia: 300 mg / ditë oral; 1 ampulë 300 mg çdo javë i.m. Indukton regresionin lokal të masës tumorale. Siguron kontrollin mbi sëmundjen nderkohe qe pritet radioterapia. Ky trajtim duhet të vazhdojë gjatë gjithë jetës së të sëmurit pa ndërprerje sepse dhe toleranca e preparatit është mjaft e mire.
Në stadet e avancuara që shoqërohen me metastaza kockore sot po përdoret me sukses grupi i bisfosfonateve (Bonefos, clodronate 1600 mg/ditë), ose Zometa qe vleresohet si preparat shume i suksesshem.
Shenim: Kërkesa të vecanta për mjekët qe ndjekin ecurine e te semureve:
Pregatitja e një protokolli tip kartelë mjekësore është i vlefshëm për ndjekjen e këtyre të sëmurëve nga mjekët specialistë.
Vlera e këtij protokolli është shkencore, mjekësore – statistikore dhe juridike.
Ndjekja me e mire ambulatore, kur e mundeson ecuria dhe gjendja e të sëmurit do te ishte:
Vizita klinike (urologjike) mbas 3 muaj dhe pastaj mbas 6 muajsh e shoqëruar me ekzaminimet laboratorike – transaminaza, funksioni hepatik, glicemia, eritrocitet.
Ekografia transrektale çdo 6 muaj.
Matja e PSA pas 3 muaj dhe me pas cdo 6 muaj.
Ekzaminim i skeletit çdo vit (grafi, shintigrafi, skaner) për të konstatuar praninë e metastazave kockore.
Komentet