Perdorimi i Ibuprofen (Ibuprofen 400 mg)

IBUPROFENUM                 

Forme doza: Tableta 400 mg

Emri gjenerik: Ibuprofenum

Emri Tregetar: Ibuprofen

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Si antiinflamator, analgjezike dhe antipiretike, mundet duke frenuar sintezene postaglandinave; perdoret ne qetesimin e dhimbjes dhe inflamacionit ne semundjet reumatizmale: artritin reumatoid, spondilitin ankilozant, kolagenozat, osteoartritet, artritin psoriatik. Ne dhimbjet e lehta te situatave te tilla si: dismenorrhea, mialgji, dhimbje koke, artralgji, dhimbje te dhembeve si dhe ne gjendjet febrile.

Kunderindikacionet: Ne te semuret me mbindjeshmeri ndaj salicilateve, si dhe tek ata me polipe nazale, astma ose urtikarje te shkaktuar nga aspirinat. Kunderindikohet ne pacientet me semundje ulceroze gastroduodenale. Kujdes ne paciente qe vuajne me insufisiense kardiake kongjestive, hipertension, kuagulopati ose hemofili dhe tek ata me demtime renale ose hepatike.

Efektet anesore: nauze e te vjella, diarhea, dhimbje abdominale. Perdorimi per kohe te gjate mundet te shkaktoje erozione te mukozes se stomakut, hemoragji dhe perforacion, me rralle hepatoksiciteti dhe nefrotoksicitet. Mundet te shkaktoje rash dhe urtikarie ne lekure. Anemia aplastike, anemi hemolitike, neutropeni, agranulocitoze.

Doza dhe menyra e perdorimit: Ne pergjithesi doza ditore eshte 1.2-1.8g ne dite e ndare ne 3-4 here, pas ushqimit. Nqs eshte e nevojshme doza rritet maksimumi deri ne 2.4g ne dite. Dozat mbajtese jane nga 0.6-1.2 g ne dite. Tek femijet ne pergjithesi jepet me doze 5-10 mg/kg ne dite e ndare ne 3-4 marrje. Ne femije me artrit reumatoid juvenil jepet deri ne 40 mg/kg. Ibuprofeni nuk rrekomandohet tek femijet me peshe nen 7kg.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne te semuret me kolagenoza, artrit rheumatoid, spondilit ankilozant, artrit psoriatik perdoret si terapi mbajtese per kohe te gjate (muaj-vite), ne vartesi te aktivitetit te semundjes. Ne situata te tjera si osteoartrite gjendje ethore, artralgji, mialgji jepet per 10-15 dite ne vartesi te situates klinike.