SIMVASTATINUM
Forme doza: Tablete 10 mg, 20 mg, 40 mg.
Emri gjenerik: Simvastatinum
Emri Tregetar: Revastat
Indikacionet dhe menyra e perdorimit:
Prevenim primar: Dislipedemi, hiperkolesterolemi, tipi II a ose mikste tipi II b, tek te semuret me semundje iskemike te zemres, diabetiket etj.
Prevenim sekondar: ne te semuret qe vuajne me SAK ose kane kaluar infarkt miokardi pavaresisht nga niveli I kolesterolit total apo LDL-kolesterolit (edhe kur ai gjendet ne norme), sepse ne SAK, pervec se ai redukton LDL- e kolesterolit total, ben edhe stabilizimin e pllakes aterosklerotike, redukton mortalitetin dhe morbiditetin kardiovaskular.
Kunderindikacionet: Mbindjeshmeria ndaj preparatit, semundjet aktive te heparit, rritje e vazhdueshme e transaminazave, se bashku me ketokonazolin.
Efektet anesore: Rritje e transaminazave hepatike, prandaj duhet te mbahen ne kontroll perpara dhe gjate mjekimit dhe kur rriten mbi 2 fishin e normes ndalohet mjekimi. Rritje te kreatine fosfo kinazes (CPK) origjine muskulore, dhimbje muskulore difuze. Te rralla dhimbje abdominale, dispepepsi, diarre, cefale.
Doza dhe menyra e perdorimit: Ne hyperkolesterolemite e moderuara fillohet me doza 10 mg ne dite, preferohet marrja ne darke dhe ne hyperkolesterolemite e shprehura fillohet me 20-40 mg ne dite. Doza maksimale 80 mg/dite.
Kohezgjaja e mjekimit: Trajtimi kronik. Ne varesi te ecurise dhe pegjigjes se te semurit ndaj mjekimit.
Shenim: Mbajtja e rregjimit ushqimor eshte gjithmone e nevojshme. Nese rritet mbi 3 here niveli I enzimave te nderpritet trajtimi. Rreziku I miopatise eshte me I madh ne pacientet qe marrin medikamente potencuese te veprimit te saj dhe ne IRK.
Komentet