PREGABALINA
Formë Doza: Tableta 75 mg, 150 mg, 300 mg
Emri gjenerik: Pregabalin
Emri Tregëtar: Lyrica
Indikacionet dhe kriteret e përdorimit: Përdoret për trajtimin e: Dhimbja neuropatike si pasojë e neuropatisë periferike diabetike, Neuralgjia post herpetike, Terapi shtesë në pacientet adulte me kriza epileptike rezistente me fillim parcial, Fibromialgjia, Dhimbja neuropatike si pasoje e dëmtimit të palcës kurrizore. Çrregullimin e dhimbjes, çrregullimin e ankthit të gjeneralizuar; çrregullimet e personalitetit apo dhimbjen nervore shkaktuar nga probleme të tjera somatike. Përdoret gjithashtu e kombinuar me antidepresivë për mjekimin e çrregullimeve të tjera të ankthit; somatizimit dhe të personalitetit.
Kundërindikacionet: Në rastin e hipersensibilitetit të njohur ndaj pregabalinës ose njërit prej komponentëve përbërës të saj.
Efektet anësore: Edema periferike, konstipacion, shtim në peshë, turbullim të shikimit, ataksi, dhimbje koke, diplopic, tremor, kserostomi, konfuzion, disfunksion konjitiv, çrregullim i të folurit, neuropati, artralgji, vertigo, sinuzit, amnezi, miasteni, shtim të oreksit, veshtiresi ne frymemarrje, shkurtim i frymemarrjes, disekuilibër, pergjumje, tharje goje, shtim në peshë, vështirësi në përqendrim dhe çrregullim të vëmendjes.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit:
Dhimbja neuropatike si pasojë e neuropatisë periferike diabetike: doza maksimale 300 mg/dite e ndarë në tre marrje.
Neuralgjia post herpetike: doza maksimale deri 600 mg/ditë e ndarë në dy ose tre marrje në ditë.
Terapi shtesë në pacientët adultë me kriza epileptike me fillim parcial: doza maksimale deri 600 mg/d e ndarë në dy ose tre marrje ne ditë.
Fibromialgjia: doza e rekomanduar 300 mg/dite maksimumi deri ne 450 mg/dite e ndarë ne dy marrje ne dite.
Dhimbja neuropatike si pasojë e dëmtimit të palcës kurrizore: doza e rekomanduar 300 mg/dite doza maksimale 600 mg/dite e ndarë në dy marrje në ditë.
Në çrregullimin e ankthit të përgjithësuar fillohet mjekimi me 75mg/çdo javë rritet doza deri në arritjen e efektit. Dozat mbajtëse 300-400mg/ditë.
Në çrregullimet e dhimbjes, fibromialgji mund të përdoret deri në 600mg/ditën. Doza rritet me 100 mg/ditë çdo javë deri në dozen maksimale dhe në varësi të tolerancës dhe të efikasitetit.
Popullata të veçanta: Në insufiçiencë hepatike dhe renale (fillo me 25 mg/2 herë në ditë me dozë maksimale 100 mg/ditë).
Kohëzgjatja e mjekimit: Kohëzgjatja është në varësi të ecurisë dhe të tolerancës. Sipas gjykimit të mjekut.
Komentet