Perdorimi i Tricomonacid (Metronidazol 500 mg)

METRONIDAZOLUM 

Forme doza: Tableta vaginale 500 mg

Emri gjenerik: Metronidazolum

Emri Tregetar: Tricomonacid

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit:  Per mjekimin e infeksioneve nga anaerobet dhe protozoaret, parandalimin e infeksioneve pasoperatore, mjekimin e septicemise, bakteriemise, peritonitit, sepsis puerperal, abscese pelvike. Vaginitit trikomonial, vaginoze jobakteriore (vaginit jospecifik), vaginoze anaerobe ose vaginit nga Gardnerella.

Kunderindikacionet: Mbindjeshmeri ndaj Metronidazolit. Nuk perdoret ne tremujorin e pare te shtatzanesise. Gjate mjekimit si dhe 48 ore pas perfundimit te mjekimit nuk duhet te perdorin pije alkoolike sepse ekziston mundesia e shfaqjes se nje reaksioni te ngjashem me Disulfiramin.

Kujdes duhet ne perdorimin e tij ne semundjet active te SNQ. Ne te semuret me demtim te funksionit te melcise. Nuk keshillohet perdorimi gjate laktacionit. Nese perdoret nje doze e vetme 2g per trichomoniazen gjate laktacionit atehere mund te nderpritet ushqyerja me gji e foshnjes per 12 – 24 ore deri sa medikamenti te ekskretohet.

Efektet anesore: Çrregullime gastrointestinale, te perziera, te vjella, shije e papelqyeshme; ekzantema, urtikarie dhe angioedeme. Ne raste te caktuara ka patur edhe pergjumje, dhimbje koke, marrje mendsh, ataksi dhe ngjyre e erret e urines. Perdorimi per kohe te gjate mund te jape kriza epileptiforme, neuropati periferike, dhe leukopeni.

Doza dhe menyra e perdorimit: Ne infeksionet anaerobe perdoret me doze 800 mg ne fillim dhe pastaj 400 mg cdo 8 ore. Ne vaginoze bakteriale: 500 mg 2 here ne dite per 10 dite. Ne trikomoniaze: 200 mg cdo 8 ore ose 400 mg cdo 12 ore, ose 2 g si doze e vetme. Me te njejtin doze mjekohet edhe partneri. Doza ditore ne shtatzani mund te jete 750 – 1000 mg ne dite ose edhe 2 g doze te vetme.

Pershkrim me te hollesishem do ta gjeni ne tekstet dhe formularet e praktikes mjekesore.

Kohezgjatja e mjekimit: Ne infeksionet anaerobe, mund te jete 7 dite. Ne vaginozat bakteriale dhe trikomoniaze perdoret per 7 dite ose si nje doze e vetme.