Perdorimi i Biosonide M.D (Budesonide 100 mcg/doze – 10 ml)

BUDESONIDE

Forme doza: 100 mcg/dose 10 ml nasal spray/flakon

Glukokortikosteroid nasal me efekt te larte antiinflamator lokal.

Emri gjenerik: Budesonide

Emri tregetar: Biosonide M.D

Indikacionet dhe kriteret e perdorimit: Rhiniti alergjik sezonal, rhinitis alergjik/jo gjithevjetor. Polipoza nazale bilaterale. Parandalim i polipozes nazale pas polipektomise.

Kunderindikacionet: Kunderindikohet ne pacientet me hipersensibilitet ndaj budesonidit apo nje prej perberesve.

Efektet anesore: Irritim i mukozes nazale, sekrecione nazale hemorragjike, epistaksis, urtikarie, rash, dermatit, angioedema, prurit. Ne raste te rralla; ulceracione te mukozes nazale, perforacion, te septumit nazal.

Doza dhe menyra e perdorimit: Dozimi eshte individual, duhet te limitohet ne dozen me te vogel mbajtese, kontrolluese te simptomave. Rhinitis: Doza e rekomanduar fillestare eshte 400 mcg ne mengjes. Trajtimi i rhinitit sezonal duhet te nise mundesisht perpara ekspozimit ndaj alergeneve. Trajtimi, parandalimi i polipozes nazale: 200 mcgx 2/dite.

Kohezgjatja e mjekimit: Jave ose muaj ne varesi te ecurise se semundjes.

Shenim:

-V.O. Kohezgjatja minimale e mjekimit mbajtes eshte 4 jave e me pas percaktohet skema dhe doza e vazhdimit te terapise ne vartesi te gjendjes se pacientit, pas konsultes me alergologun.