Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.
⇒ Fusha per te Shkruar nje Pyetje:
ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera) ⇐
– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).
– Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.
Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
Pershendetje ! Jam 37 vjece . Nje dite ne megjes mbasi u zgjova ndjeva 1 dhimbje tek gjuri i kembes e deri me poshte. Ka 2 dit qe jam me dhimbje . Cfare me sugjeroni?
Pershendetje!
Dhimbjet e gjurit dhe te artikulacioneve te tjera ne kete periudhe jane te shpeshta, sidomos nese keni nje pune qe qendroni ulur ose ne kembe per ore te gjata. Do ju sugjeroja qe fillimisht te merrni nje krem per lyerje lokale te gjurit ose te kembes ku ndjeni dhimbjen. Mund te merrni nje krem diclofenac ose artrosilene.
Nese dhimbjet jane shume te forta dhe ju japin probleme edhe me levizjen mund te merrni mjekim me kokrra, prsh. naproxen 500mg qe pihet 2 here nga gjysem kokrre ne dite, per 3-5 dite ose ibuprofen 400mg, mund ta shoqeroni edhe me mbrojtes stomaku nese keni probleme me stomakun. Nese vuani nga ulcerat ne stomak, nuk do j’ua sugjeroja perdorimin e tyre pasi japin acarim te gjendjes. Nese gjuri eshte i enjtur mund ta mbani me te ftohta, duke e mbeshtjelle me nje lecke objektin e ftohte (pa e vendosur direkte ne lekure akullin e ftohte).
Po patet varice ne kembe mund te perdorni krem lioton gel, pasi edhe varicet jane shkak te dhimbjeve te kembeve.
Nese dhimbja vazhdon dhe nuk qetesohet duhet te konsultoheni me mjekun e familjes ose me nje mjek specialist per nje mjekim me te forte ose per ekzaminime te metejshme.
Pershendetje!Jam 7 javeshe gravide primipare dhe me doli ne urine proteina 15 mg/dL
Eshte serioze, a duhet te shqetesohem?
Pershendetje!
Ne ate moshe te shtatzanise dhe ne ato vlera proteina ne urine nuk eshte problematike, pasi fillojne ndryshimet fiziologjike ne trup per t’ju pershtatur gravidances. Por duhet te beni kontrolle te vazhdueshme me analiza dhe eko si edhe te masni tensionin arterial te gjakut.
Pershendetje, kam nje djal 5 muajsh te cilin e ushqej me gji. Dhe kam dhimbje koke, nje dit pata temp 38 *C pa asnje simptom vec dhimbje koke. neurologu me keshilloj konsult me endokrinologun. pas konsultes dhe analizes se gjakut me rezultoj hormoni TSH<0.01 dhe FT4 5.9. gjithashtu dhe niveli i eritrosedimentit ishte i larte 45. mjeku me rekomandoi te marr mjekimin : Propanolol 3 x 1/4 dhe Unimazol 5 mg 2-0-2.
jam ne pritje te keshilles suaj, ju faleminderit
Pershendetje!
Nga te dhenat e analizave rezulton qe vuani nga Hipertiroidizmi (gjendrra e tiroides prodhon sasi me te larte te hormoneve se normalisht). Ne fakt kjo mund te japi temperature, dhimbje koke, lodhje, djersitje, probleme me ciklin, rrahje te shpeshta te zemres, merzitje te shpejte.
Mjekimi eshte ne rregull per diagnozen dhe ushqyerja me gji e bebit mund te vazhdohet edhe gjate trajtimit me ilacet e dhena me siper. Ju keshillloj qe te perserisni analizat e gjakut, TSH dhe FT4 serish pas nje periudhe 1 deri ne 3 muaj. Mund te beni dhe nje eko te tiroides. Beni matje te tensionit, mundesisht paradite dhe pasdite.
Nese ndjeni shqetesime lidhur me mjekimin qe po merrni ose shenja te tjera qe ju shtohen drejtohuni te mjeku i familjes ose endokrinologu qe ju ndjek.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar.
Shume faleminderit
Përshëndetje jam një vajzë 24 vjeçe,(e fejuar)periodat i kam pas përher të rregullta por këtë herën e fundit ka kaluar 1 javë që sme kan ardh kam shumë dhimbje të forta barku gjoksi
Pershendetje! Vonesa e ciklit menstrual mund te vije dhe nga gjendje stresante ose emocionale qe mund te jete duke kaluar nje femer.
Njera nga arsyet me te mundshme qe nuk vjen cikli menstrual eshte nje shtatzani. Keshtu qe ju sugjeroj te beni nje test shtatzanie per ta konfirmuar ose perjashtuar kete fakt, pasi keni dhe dhimbje barku dhe gjoksi qe jane shenja te nje shtatzanie. Nese del negative dhe cikli vazhdon te mos vije duhet te flisni me nje gjinekolog ose te beni analiza gjaku per tu thelluar per ndonje gjendje shendetesore tjeter. Edhe tiroidja apo ndryshimet e medha ne peshe, ushtrimet e teperta dhe te sforcuara mund te ndikojne.
Shpresoj t’ju kem ardhur ne ndihme me informacionin.
Pershendetje
Jam 22 vjece dhe nga nje strisho vaginale qe bera me doli candida-spore te rralla
Baktere-mjaft
Epitele-disa dhe leukocite 0-1 per fushe
Cfare me sugjeroni?
Pershendetje! Fillimisht ju sugjeroj te perdorni nje lares per zonen intime, mund te merrni Cyteal. Per infeksionin nga candida mund te merrni Metronidazol 500 mg duke e perdorur nga 2 kokrra ne dite, nje ne mengjes e nje ne darke per 7 dite mjekim. Duhet te keni parasysh qe gjate perdorimit te metronidazol eshte e ndaluar te perdoret cdo lloj alkooli. Ose mund te perdorni krem lokal per ne zonen intime, mund t’ju sugjeroj Lomexin 2% creme qe perdoret pasi keni perdorur laresin.
Nese keni djegie, kruarje apo vereni skuqje te zones intime mund te jete e nevojshme te perdoret nje krem lokal me kortizonik.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar me informacionin e dhene.
Pershendetje , kam lindur para 5 muajsh dhe kam dhimbje gjoksi te vazhdueshme . Bebi 2 muaj ka pir gji , me pas jo. Kam ber disa eko dhe me kan dale ne rregull , dmth mjekja radiologe ka then qe jan thjesht ekanalet e qumeshtit te zgjeruara . eshte normale keto dhimbje apo ka dicka qe nuk shkon ?
Pershendetje!
Kur behet nderpreja e gjidhenies grate perjetojne dhimbje gjoksi per shkak se prodhimi i qumeshtit nuk nderpritet menjehere. Kjo dhimbje mund te zgjasi me dite ose dhe ca muaj pas nderprerjes se gjidhenies. Mund te kete edhe bllokim te kanaleve te qumeshtit qe shkaktojne dhimbjen e gjoksit. Mund te provoni te masazhoni gjoksin ose nese eshte i skuqur ose i enjtur te perdorni kompresa te ftohta.
Duhet specifikuar nese dhimbja eshte e vazhdueshme cdo dite apo ka dite te caktuara te muajit. A eshte e lidhur dhimbja me ciklin menstrual ose nese perkeqesohet ne ato dite.
Gjoksi a eshte i skuqur, a e ndjen te nxehte ose sheh ndonje rrjedhje lengu nga thithkat.
Duhet te flasesh me nje mjek familje ose gjinekolog per te detajuar natyren e dhimbjes dhe keto specifika. Qe te orientohet me shume per shkakun, sepse ekoja nuk tregon ndonje problematike. Mund te jete dhimbje e gjoksit nga nderprerja e gjidhenies pa ndonje problematike tjeter.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar me informacionin.
Pershendetje.Jam nje zonje 42 vjece.Kam bere nje analize strisho vaginale.Pergjigja: Epitele shumice, baktere disa ne grupe.Leukocide disa.Candida Pozitive.Nuk jam shtatzane, simptomat jane (skuqje, djegie, kruarje, shtim te sekrecioneve vaginale me pak ere) Kam mar mjekim dhe here te tjera per Candida, nuk kam reaksion nga asnje medikament.Cfare ilacesh me sugjeroni ju lutem?Faleminderit
Pershendetje! Per pjesen e infeksionit ne zonen intime do ju sugjeroja qe te merrnit nje lares intim qe perdoret para se te beni mjekimin. Mund te merrni nje lares qe quhet Cyteal. Per Candida mund te merrni Metronidazol 500 mg, 2 kokrra ne dite, 1 ne mengjes dhe 1 ne darke, per 7 dite do e vazhdoni mjekimin. Dhe per ovula, do ju sugjeroja Meliora ovul, 1 kokerr ne darke per 10 dite. Nese ju vazhdon shqetesimi duhet te beni nje konsult me gjinekologun pasi nuk kam informacion se cfare mjekimi mund te keni perdorur me perpara.
Shpresoj t’ju kem ndihmuar me informacionin.
Ju falenderoj
pershendetje.Epidurali i marre gjate lindjen a mund te ndikoj me vone tek ne,dhimbje shpine nuk kam siq thojn por nuk e ndjej veten ndonjeher mire edhe trupin.Mund te jete pasoje se ne lindje nuk me pat funksionu me kane thene se sma kane ngjit mire pastaj pak para se te lindi ma kane heke.
Pershendetje! Zakonisht efektet anesore qe vijne nga berja e epiduralit jane kalimtare, domethene nuk zgjasin shume kohe. Me e mundshmja qe mund te vazhdoje per nje kohe me te gjate eshte dhimbja e shpines ose kembeve. Ju sugjeroj qe te beni nje matje te tensionit per nje periudhe 1 jave, dy here ne dite ne mengjes dhe pasdite.
Pershendetje.Jam nje vajze 25 vjeqe me nje bebe 7 muajshe,por po me ndodh diqka nuk di se ta shpjegoj si nje gjendje te fikti duart e kembet me mpihen zemra me rrah shpejt me duhet te shtrihem derisa te me kaloj.Kjo po me ndodh qe 2 -3 muaj nganjehere jo gjithe dhe nuk e di pse nje gjendje shume e keqe qe mendoj mos po vdes apo paralizohem.
Pershendetje!
Nga sa keni shkruajtur te orienton drejt nje gjendje ankthi dhe shqetesimi qe zakonisht i prek grate pas lindjes se femijes. Me e mira do ishte te benit nje here dhe analizat e pergjithshme dhe matje te tensionit per te pare gjendjen tuaj shendetesore. Dhe gjithashtu duhet te konsultoheni me mjekun e familjes per ti shprehur shqetesimet tuaja ne menyre me te detajuar qe te arrihet ne nje perfundim me te sakte dhe t’ju drejtoje te specialisti nese e shikon te nevojshme.
Nderkohe perpiquni te ruani nje gjendje emocionale sa me te qete dhe te mos shqetesoheni shume per gjerat gjate jetes se perditshme.
ju faleminderit shume
kam dhembje qafe e marrje mendsh
Pershendetje!
Arsyeja e shqetesimit tuaj mund te jete nga tensioni i larte i gjakut, te cilin duhet ta masni prane mjekut ose infermiereve. Problemi mund te vije edhe nga spondiloartroza e qafes.
Duhet te shkoni te mjeku i familjes per te ndare shkakun dhe per te marre mjekimin e duhur.