➡️ PYET MJEKUN

Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.

Fusha per te Shkruar nje Pyetje:

ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera)

– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).

Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.

Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.

↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓

109 mendime per “➡️ PYET MJEKUN

  1. Përshëndetje ,shpresoj të kem rënë në mjekun përkatës.
    Që në nëntor të vitit 2022 më ka ardhur papritur një humbje kujtese …emrat e fëmijëve të mij i thoja me vishtërsi dhe kur i thoja më dukeshin si emra të huaj.Vishtërsi në përceptim dhe në shqiptim…më vjen edhe për të vjellë.Ndoshta panik,ndoshta dëshprim….Tensioni nga 11 që e kam zakonisht më shkon rreth 15.
    Koha e ripërtëritjes më zgjat më shumë se dy orë.Jam turbull.Nuk kam dëshirë të mendoj gjatë.Vetëm gjëra të fragmentizuara.Më pëlqen të dëgjoj me ditë muzikë relaxuese.
    Babai im është larguar nga jeta në moshën 62 vjeçare nga hemoragjia cerebrale,pas 5 ditëve në kome.Unë jam 72 vjeçe….Ju lutem si mund të parandaloj trompozat?Peshoj 75kg,1.64 e gjatë.Çdo ditë marr 2 losartan 50 miligramshe ,1 atoris 20mg dhe 1 aspirin protect 100mg.
    Analizat e ndryshme dhe të shumta nuk paraqesin situata të këqija,as dhe eco doppler i arterieve të qafës nuk tregoi asgjë shqetësuese,por 4 rastet e mia në këto dy vjet më krijojnë stresin e ripërsëritjes.
    Ju falenderoj shumë për durimin në ndjekje!Ju lutem më këshilloni mundësinë e duhur për parandalim!🎩

    1. Pershendetje! Nga ato qe keni shkruajtur kuptoj qe vuani nga Hipertensioni, por duhet saktesuar edhe nese vuani nga ndonje semundje tjeter, nese keni vena varikoze qe mund te favorizojne nje tromboze. Per te parandaluar trombozat duhet te tregoni kujdes me mbajtjen e tensionit ne vlerat normale, te tregoni kujdes me ushqyerjen, me peshen e trupit, te mos qendroni ne kembe ose ne pozicionin ulur pa levizur per nje kohe te gjate, kur te pushoni ne darke te ngrini kembet mbi pozicionin e trupit me jastek ose te divani. Mund te beni analizen e D-dimerit per te pare tendencen e gjakut per tromboze dhe ne varesi te rezultatit te saj te konsultoheni me nje mjek per mjekimin e duhur. Sugjeroj te beni nje konsult me nje mjek neurolog per situaten e humbjes se kujteses dhe shqetesimeve te tjera qe ndjeni.
      Uroj t’ju kem ndihmuar.

  2. Pershendjet pasi kam perdor sod dita e tret madopar 200 mg kaam vjellje marrje mendsh humbje oreksi lodhje qfar me rekomandon apo osht normale doza qe ma ka rekomandu mjeku ka qen ni pas ushqimi ni tablet

    1. Pershendetje! Zakonisht njerezit kur fillojne mjekimin me modopar shfaqin efektet anesore te ilacit dhe prandaj niset fillimisht me doza te uleta, qe modifikohen nga mjeku specialist ne varesi te pergjigjes ndaj trajtimit. Ju jeni ende ne fillimit te mjekimit por nese keto shenja nuk permiresohen duhet te flisni me mjekun specialist qe ju ndjek per ndryshime te mundshme te terapise.

    1. Pershendetje! Analiza eshte normale, nuk ka ndonje gje problematike. Nese ndjeni shqetesime si djegie, kruarje, skuqje apo dicka tjeter duhet te konsultoheni me nje mjek familje ose gjinekolog.

  3. Pershendetje,
    Djali 13 vjec pasi zbriti nga avioni rreth ores 3 pasdite, ankohet per njerin vesh edhe tani 6 ore me pas. Nuk degjon mire dhe ka ndjesi sikur eshte nen uje.

    A eshte normale kjo nga presioni i ajrit apo duhet te bejme ndonje vizite. Ka udhetuar dhe me pare por nuk e ka patur kete ndjesi kaq ore me pas.

    Faleminderit

    1. Pershendetje! Kur udheton me avion nga ndryshimi i presionit te ajrit midis veshit dhe mjedisit ndodh bllokimi i veshit. Normalisht kalon vet pas disa oresh por nese nuk ka permiresim dhe nese fillon edhe dhimbja duhet te beni nje konsult me nje mjek.

    1. Pershendetje! Simptomat qe thoni mund te jene te lidhura me refluksin, por edhe me gastrin i cili ka nevoje per mjekim per te qetesuar dhimbjet. Duhet te flisni me mjekun e familjes per te pershkruar ndonje ilac dhe per ti detajuar me teper shqetesimet qe ndjeni.

  4. prsh kam nj t aferm rri mbyllur vetem me telefon qesh ka hipertension esht dhe me epilepsi do te largohet cfare mund te bejm dhe na kan dhen ilac zyprexa

    1. Pershendetje! Duhet ta coni per nje konsult me mjekun specialist psikiater per te vleresuar gjendjen e tij dhe nese eshte e nevojshme te modifikohet mjekimi. Ndoshta dhe nuk e merr ne menyre te vazhdueshme mjekimin me zyprexa ose do rivleresuar doza.

  5. Pershendetje!
    Jam 58 vjece dhe kam nje dhimbje kembe nga nervi shiatik .A perdoret Gabapentin 400 mg per te trajtuar kete rast.Ju bej me dije se jam me hipertension

    1. Pershendetje! Gabapentina eshte ilac qe perdoret ne trajtimin e dhimbjeve te nervit shiatik. Zakonisht nuk perdoret per periudha te gjata kohe dhe caktohet nga specialisti periudha e perdorimit te saj nese qetesuesit e tjere te dhimbjeve nuk kane dhene efekt.

  6. Pershendetje
    Sot vura re disa njolla roze ne te kuqe qe me jane shfaqur poshte pjeses se sqetulles anash gjoksit
    Nuk kam pasur kruarje
    Cfare mendoni se jane
    Nje keshille ju lutem
    Faleminderit

    1. Pershendetje! Me aq sa mund te kuptohet nga fotoja, pasi nuk dallohet dhe aq mire, te orienton drejt nje infeksioni alergjik ose infeksion mykotik.
      Po duhet konsultuar me nje mjek familjeje ose dermatologu qe ta shikoje me sy per me qarte dhe duhet qartesuar sa dite kane qe jane shfaqur, nese kane qene qe ne fillim si njolla apo ka patur dhe flluska te vogla, a ke patur djegie, puna qe ben dhe gjerat me te cilat mund te jesh ne kontakt ose semundjet qe mund te keni. Duhet nje konsult me nje mjek nga afer per te saktesuar tamam diagnozen.

  7. Pershendetje,
    Ju lutem me ndimoni me nje keshille, para nje muaji kalova nje reaksion dhe mora nje mjekim 2 ditor ultakorten dhe pastaj me filloj kruajtja ne gjithe trupin dhe me dukej sikur po pervelohesha, me kaloj tani mu rikthyen perseri kruajta ne gjithe trupin dhe nuk po kalon kam shume siklet, me rekomanduan NIXAR, ju lutem cfare me rekomandoni..

    1. Pershendetje! Nixar eshte nje antihistaminik dhe eshte pikerisht per reaksionet alergjike, keshtu qe mund ta perdorni. Ju keshillojme te beni edhe 2 deri 3 gjilpera ultracorten (1 ne dite paradite me e rekomandueshme). Kini parasysh qe duhet gjetur shkaku i alergjise, duke konsideruar punen qe beni, nese keni ndryshuar detergjentet kohet e fundit, ndonje ushqim, bimet etj. Nese gjendja nuk permiresohet edhe pas mjekimit, duhet te beni nje konsulte me dermatologun.

      1. Pershendetje jam duke perdorur katena ngaqe infeksiionet dhembeve dhe operacionet mu kan kthyer ne kronike edhe ana e djatht e dhembeve me pulson gjithmon edhe pse dhembet i kam ne rregull tani te gjith te sheruar , mendohrt per nje nerv te pezmatuar kam djegim ne dhembe mpirje te dhembeve nofull dhe ne qiellz do koh qe te sherohem ? Te lutem nje keshill

        1. Pershendetje! Demtimi i nervit gjate procedurave dentare mund te ndodhi dhe periudha e rikuperimit mund te zgjasi nga jave deri ne muaj ne varesi te shkalles se demtimit te nervit. Nese dhimbja eshte shume e forte ose keni mpirje te pjeseve te fytyres eshte mire te konsultoheni me nje neurolog per ndonje ekzaminim te metejshem( ndonje CT-skaner).

  8. Pershendetje
    Kam rreth 4 dite me irritim ne zonen perianale dhe duke pasur problem me hemoroidet mendova qe mund te ishte dicka ne lidhje me to por pas konsultes dr me konstatoi qe kam nje infeksion viral herpetik
    Nuk kam pasur ndonjehere me pare probleme me kete infeksion as ne zona te tjera gjithashtu as partneri im
    A mund te kete nje shpjegim se pse me eshte krijuar? Nuk e kam as ne zone gjenitale e ne zona te tjera vetem rreth anusit

    1. Pershendetje! Si fillim duhet t’ju themi se infeksioni herpetik mund te rrije i fjetur per nje periudhe kohe te gjate dhe ne momentin kur ka nje ulje te imunitetit, ai mund te aktivizohet. Prsh, nese krijohet herpesi ne buze do te thote qe jeni mbartes dhe mund ta kaloni ne vende te tjera te trupit nese e prekni dhe nuk dizinfektoni duart me pare. Gjithashtu duhet bere shume kujdes kur perdorni tualetet publike sepse ekziston mundesia qe te jene perdorur nga dikush qe e mbart virusin. Ne fakt edhe partneri mund te jete mbartes pa simptoma. Si perfundim duhet te shkoni te mjeku qe te merni mjekim dhe mire do ishte te shmangni marredheniet intime, me qellim qe te evitoni perhapjen e mundshme te virusit ne vende te tjera te trupit tuaj, apo te partneri.

Shkruaj nje Koment

Adresa juaj email nuk do publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me *

Pesha maksimale e file: 20 MB. Mund te ngarkosh: image, audio, video. Drop file here