Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.
⇒ Fusha per te Shkruar nje Pyetje:
ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera) ⇐
– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).
– Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.
Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
Pershendetje, 1 dit pas ciklit kam pasur mardhenie sot edhte dita e 6 pas mardhenjes prej asaj dite kam dhimbje shpine dhe po frikesohem per nje shtatzani, deshta te pyes doktorin se cfar tableta mund te meren per parandalimin e shtatzanis ose cfar te veproj?
Pershendetje!
Marredheniet e pambrojtura gjate ose direkte pas ciklit kane gjasa te uleta per te dhene nje shtatzani, por nuk perjashtohet mundesia.
Per sa i perket pilulave kontraceptive te urgjences ju sugjeroj nje konsult me gjinekologun per zgjedhjen me te mire per shkak te efekteve anesore qe mund te japin.
Testi i shtatzanise eshte me mire te behet pas 10-14 dite pas marredhenies se pambrojtur per nje rezultat me te sakte.
Prsh doktor jam nje vajz 21 vjc vajzen e kam 7 muaj kohet e fundit po bj nj jav km djegje urinare dhe kur fshihem me del pk si gjsk roz ne mbajmthje jo vtm kur fshihem vziita zbj dot pasi nuk jm ne qytet jam ne nje fshat t thell se km bshkeshortin ju lutme me ndihmoni me urinohet shpesh dhe kam djegje cfr te perodr
Pershendetje!
Shqetesimet qe ju thoni sugjerojne per nje infeksion urinar. Per mjekim nuk mund te merret dot online pasi jeni me femije te vogel te cilin nuk e di nese e ushqeni ende me gji, dhe kur femija eshte ne gji antibiotiket nuk mund te jepen pa u vizituar te mjeku, ose nese keni reaksion nga ndonje ilac. Nga mosha i bie qe femija ka filluar edhe ushqime te tjera pervec ushqyerjes me gji dhe mund te jete edhe rikthimi i ciklit menstrual qe vereni ato njollat e gjakut. Po duhet te vizitoheni te nje mjek familjeje per te marre mjekim.
Beni dhe shplarje te zones intime me uje ose caj kamomili te vaket.
Pershendetje. Pas dy javesh pa gjume u vizitova dhe mjeku me dha Titus ndermjet ilaceve te tjera si Selectra dhe Neofen. Problemi eshte se nga mjeku nuk mu tha qe Titus duhet te merrej per nje kohe te shkurter dhe une tashme kam 4 vjet qe jam bere e varur nga Titus dhe nese mundohem te ul dozen qe ta heq, me fillojne shqetesime te ankthit dhe ndjehem shume keq.
Ju lutem, cfare ndihme mund te me jepni qe te mund ta heq kete varesi sepse po me shkaterron.
Duke ju falenderuar, ju uroj gjithe te mirat.
Pershendetje!
Per te hequr varesine nga Titus-i duhet te beni konsult me mjekun specialist neurolog i cili do ju keshilloje per rrugen qe duhet te ndiqni.
Zakonisht zgjidhja eshte ulja graduale e dozes se ilacit por qe duhet te jeni patjeter ne ndjekjen e mjekut specialist per te shmangur dhe kontrolluar efektet anesore qe vijne nga nderprerja e ilacit.
Ju keshilloj ta beni konsulten sa me shpejt per te mos zgjatur me shume efektet e varesise.
përshëndetje doktor kam vones cikli po bëj tre jav kam bër vizit oko të brendshme më tha nuk ke gj nga se mund të ndodh kjo jam 39Vjec
Pershendetje!
Shkaqet e voneses se ciklit menstrual jane te shumta. Fakti qe keni bere eko dhe ka dale normale perjashton disa faktor. Nje nga arsyet e voneses se ciklit mund te jete stresi, crregullimet hormonale, ndryshimet e medha ne peshen e trupit qofte renie ose shtim peshe. Semundjet kronike si diabeti mund te ndikojne ose semundjet e tiroides. Mund te beni ndonje analize gjaku, te tiroides dhe glicemi esell, analizat hormonale. Marrja e kontraceptiveve orale mund te japi crregullime te ciklit pas nderprerjes se tyre. Nje shtatzani e mundshme do te ishte evidentuar ne eko. Eshte edhe rasti i menopauzes se hershme por qe me e mira eshte nje konsult me mjekun gjinekolog per te ndare shkakun e kesaj vonese.
pershendetje sot eshte 24 dite Pas aktit pa masa mbrojtese. cikli me erdhi 1 jave fiks me daten e menstruacioneve Pas aktit por kafe dhe me te kuqe dhe ne kafe. bera test shtatzaniene farmaci doli negative sot bera analizem e gjakut. ne cfare vlere duhet te Dal dhe a eshte I sakte 100 %
dhe prgj ishte 0.2 mIU/ml
arsyeja ishte ndryshimi I menstruacioneve kafe dhe te kuqe dhe tani Kam Pak fryrje barku
Pershendetje!
Vlerat e beta HCG (hormoni i shtatzanise) qe dalin me te vogla se 5 mIU/mL konsiderohen negative per nje shtatzani. Gjithsesi nese shqetesimet ju vazhdojne mund te beni nje konsult gjinekologu dhe eko, plus ndonje analize gjaku.
nuk Kam ndonje shenje pervecse pak fryrje barku poshte
Per 9 dite me vjen cikli I rradhes
Vereni a do ju vije cikli i radhes ne kohen e duhur dhe a do jete si normalisht apo si heren e shkuar.
Nese nuk vjen si normalisht shkoni beni konsulten me gjinekologun.
Si jeni doja tju pyesja kam probleme me pjesen urinare
Shkoje shpesh ne tualet ,kam djegie jo te vzhduheshme urinare dhe ndjesi sikur dua te shkoj ne tualet por nuk mund te bej asgje , mora nje ilac nitrofurantoine a eshte per kte problem ilacin ma sygjeroi fermacistia
Pershendetje!
Nisur nga shqetesimet tuaja orienton per nje infeksion urinar.
Nitrofurantoina eshte ilac qe perdoret per te trajtuar infeksionet urinare dhe eshte efektiv. Mund te beni dhe shplarje me uje ose caj kamomili te vaket.
përshëndetje doktor kam vones cikli po bëj tre jav kam bër vizit oko të brendshme më tha nuk ke gj nga se mund të ndodh kjo
Pershendetje!
I kam bere vajzes 6 vjece analizat e vit D (25-hidroksi ) dhe rezultati 14,5 ng/m/L …..(10-24 vlere e moderuar ) dhe calciumi total 8.4 mg/dl .Me rekomandim te pediatres i kam bere vitamine d forte 200 (injeksion ) dhe calcium glukonat 500 mg 2 x 1/2 (sot dita e 6 e calciumit ).Pyetja ime eshte a eshte i rrezikshem ky kombinim sepse jane postuar video ku ky kombinim nuk eshte i duhuri .Si duhet te veproj ju lutem ?
Pershendetje!
Nivelet e Vitamines D dhe te calciumit jane te uleta. Mjekimi eshte ne rregull per ato vlera te analizave. Nese femija nuk ka shqetesime te vazhdoje mjekimin e dhene dhe te beni konsultime me pediatren qe e ndjek. Mund te jete e nevojshme dhe perseritje e analizave per te pare pergjigjen ndaj mjekimit.
Pershendetje, si jeni, kam marre mjekim per nje problem ne lidhje me thembren bera kontrollin dhe doli Fasciti plantar, ortopedi me dha nje mjekim dhe shtrese silikoni, po dhimbja po vazhdon akoma sa te ngihem ne kembe, gjithashtu me rekomandoj nje injeksion,,sedi sa efikas eshte.. Ju lutem me jepni nje mendim si duhet te veproj.. Ne pritje !
Pershendetje! Fasciti plantar zakonisht kerkon ca kohe per tu sheruar nen mjekim dhe duke mos e sforcuar shume kemben. Nese me mjekimin me antiinflamatore nuk largohet dhimbja, rekomandohet injeksioni ne zonen e caktuar. Injeksioni pergjithesisht e largon inflamacionin dhe ndihmon ne qetesimin e dhimbjes. Do ju sugjeroja dhe nje grafi te kembes per te perjashtuar nje zgjatim te vogel kockor qe mund te krijohet ne thembren e kembes dhe qe po ashtu jep dhimbje te forta kur ecen.
Pershendetje, bera grafin dhe me doli zgjatim te vogel kockor dhe kjo me jep dhimbje, injeksioni ndimon ne uljen e dhimbjes..Faleminderit
Përshëndetje kë larës intim më sygjeroni për femra? Po për meshkuj? Faleminderit
Pershendetje! Si lares intim mund t’ju sugjeroj Saforelle qe eshte e pershtatshme dhe per femrat edhe per meshkujt. Tjeter mund te perdorni Cyteal, Deter day. Mund te perdoren direkte ose te holluar me uje dhe pastaj te behet nje shplarje e mire e trupit.
shume faleminderit
kur femra eshte me cikel ? sa here eshte e keshillueshme larja e trupit ( ne momentum qe lahem cikli me nderpitet dhe vazhdon Pas disa oresh ose te nesermen.) Mosha 30 vjec, nuk Kam lindur ende
Pershendetje! Nuk ka ndonje rregull fix se sa here mund te beni dush kur jeni me cikel. Mund te beni dush edhe cdo dite nese e ndjeni te nevojshme, kjo ndihmon edhe per te shmangur infeksionet ose eren e pakendshme.
Ndonjehere te berit dush ndihmon per tu relaksuar dhe pakesuar dhimbjet e ciklit. Fakti qe cikli duket sikur ndalon pasi beni dush dhe rifillon prap eshte dicka normale dhe jo per tu shqetesuar. Disa femra mund te kene shtim te fluksit te gjakut pas dushit me uje te ngrohte. Nese ju shqeteson fakti qe ju ndalon ose pakesohet cikli pas larjes mund te shmangni dushin gjate dy diteve te para te ciklit.
Kam nje cikel te rregullt 28 dite
Keto 2 muajt e fundit e Kam pasur 30 dite.
Me erdhen me daten fikse disa shenja kafe dje dhe sot prap njesoj me ngjyren kafe nuk Ka shperthyer cikli si zakonisht. Kam kryet marrdhenie para 1 jave.
Pse me Kan Ardhur peridat ne ngjyre kafe jam me merak?
Pershendetje! Nje informacion i dobishem do ishte mosha juaj per tu orientuar me mire. Njollat kafe ne ciklin menstrual mund te jene si pasoje e shume faktoreve. Mund te jeni duke kaluar nje gjendje stresante ne kete periudhe qe ben qe cikli te mos vije ne sasine dhe ngjyren e zakonshme, mund te keni nje infeksion, nese keni edhe shenja te tjera si djegie, kruarje,dhimbje apo skuqje qe mund te cojne drejt kesaj diagnoze. Kjo mund te jete edhe nje shenje e hershme e nje shtatzanie dhe une do ju sugjeroja te beni nje test shatzanie edhe pse ka mundesi te dali negativ sepse ka kaluar vetem nje jave nga marredhenia juaj. Koha me e pershtatshme per te bere testin e shtatzanise do ishte 10-14 dite pas nje marredhenie te pambrojtur per nje rezultat me te sakte. Mund te beni dhe nje konsult me gjinekologun.
faleminderit per pergjigjen. Mosha 31 vjecse sot me shperthyen ne ngjyre kafe me te kuqe. para 2 muajsh Kam Ber kontroll eko, pap test dhe kan dale Shume mire. marreshenia e kryer Ka qen pa masa por jo derdhje Brenda. faleminderit
Ekzaminimet e kryera perjashtojne disa probleme gjinekologjike por prap mundesia per nje infeksion ekziston.
Edhe pse marredhenia nuk ka qene komplete, lengu pre-ejakulator mund te coje ne shtatzani. E rekomandueshme eshte te beni nje test shtatzanie dhe nese nuk normalizohet ngjyra e ciklit te beni nje konsult me gjinekologun.