➡️ PYET MJEKUN

Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.

Fusha per te Shkruar nje Pyetje:

ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera)

– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).

Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.

Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.

↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓

109 mendime per “➡️ PYET MJEKUN

  1. Pershendetje!
    Babai im ka disa dite qe per arsye tensioni ka filluar te perdori “Menartan plus”
    pak dite mbas perdorimit i rane te fiket. dhe kur e perdore ka disa sjellje te çuditshme, i thahet goja, ka si kolle nuk ka shume fuqi.
    i ka bere te gjitha analizat dhe nuk i del asgje.
    por persorimi i keti ilaçi i ka sjell shume siklete

    1. Pershendetje! Simptomat qe tregoni mund te jene efekte anesore te medikamentit, i cili mund te jap edhe marrje mendesh, dhimbje koke, kolle, tharje goje, dobesi lodhje, nivele te ulete kaliumi, tension te ulet etj. Ne fakt ulja e tensionit mund te sjelle qe ti bien te fiket dhe kjo mund te ndodhe gjatë ditëve të para të përdorimit të medikamentit, kur trupi nuk ka pasur kohë të përshtatet me uljen e tensionit të gjakut. Megjithate duke pare qe i kane rene te fiket, duhet te konsultoheni patjeter me mjekun qe e ka pershkruar ilaçin, i cili mund te bej nje rivleresim te dozave, monitoroje nivelet e elektroliveve (kalium, natrium dhe funksion veshkash), apo te ndryshoj ilacin.

  2. Jam 18 vjec dhe papritur me rreh zemra shpesh dhe nuk mbushem mir me frym.Levizjet me t vogla qe bej fillon dhe zemra rreh shpejt dhe truri sikur s me furnizohet mir me oksigjen edhe me dujet sikur do me bjere te fiket.Ka ndonje problem mushkeria qe s mubushem mir me ajer apo zemra.Nuk kam pasur asnje shqetesim me pare ndodhi krejt papritur.

    1. Pershendetje!
      Shqetesimet qe ju ndjeni mund te vijne edhe nga zemra edhe nga mushkeria. Mund te jete edhe nga problemet me tiroiden. Duhet te beni nje konsult me kardiologun dhe nje grafi te mushkerive si fillim. Nese perdorni steroide duhet t’ja vini ne dijeni mjekut pasi ka raste qe edhe perdorimi i tyre jep problematika te ngjashme. por duhet te beni sa me shpejt konsulten me mjekun specialist per te perjashtuar probleme te zemres.

  3. Jam 53 vjec kam kruarje te trupit,mbushje me pulla te kuqe dhe nje enjtje direkte e buzes.Nuk po gjej nje diagnoze te sakte se cfare mund te kem.Zemra me ka dale mire.Vec tiroidja po me thane qe s ka lidhje,gjithashtu dhe alergjia mire me ka dale.

    1. Pershendetje!
      Nje diagnoze te sakte nuk e percaktojme dot ketu pasi duhen pare me sy ato pullat e kuqe qe ju kane dale per tu orientuar me mire. Nga shqetesimet qe pershkruani me sugjeruese eshte nje alergji, por duhet folur me nje mjek dermatolog qe te specifikohet puna qe beni pasi mund te jete edhe ndonje produkt atje qe j’ua shkakton, nese keni ndryshuar ndonje detergjent rrobash se fundmi, duhet pare funksioni i melcise, mund edhe te shkaktohet nga ndonje bime. Gjithashtu nese keni kaluar ndonje gjendje virale kohet e fundit dhe ndonje mjekim qe keni marre apo qe po merrni aktualisht. Duhet folur me mjekun specialist dermatolog qe te specifikohet shkaku.

    1. Pershendetje! Urostad perdoret per relaksimin e muskujve përreth prostatës dhe fshikëzës së urinës, duke përmirësuar fluksin e urinës dhe zvogeluar shqetësimet gjatë urinimit, domethen trajton simptomat e prostates se zmadhur por nuk e zvogelon ate. Mund edhe te pakesoje vlerat e PSA.

  4. Pershendetje! Jam 53 vjeçe dhe nuk kam menstruacione qe prej 3 muajsh. Kam nje jave qe me filloj nje dhimbje e lehte ne fund te barkut dhe pas kesaj ndjej levizje ne bark, (sidomos ne anen e majte afer kerthizes) si te nje femije. Dyshimi i pare se kisha ngelur shtatzane,por bera ekon dhe nuk jam. Levizjet ne bark si te nje bebeje me vazhdojne akoma, dhe ne te dyja anet e barkut ndjej nje dhimbje sikur ti kem goditur. Ju lutem çfare simtomash jane keto?

    1. Pershendetje!
      Keto shqetesime qe ju ndjeni mund te jene simptomat e fillimit te menopauzes duke qene se dhe cikli ju eshte nderprere, plus mosha.
      Mund te jene nga crregullime te tretjes ose gazrat e shtuar ne zorre, fryrja e barkut (nese keni probleme me konstipacionin).
      Mendoj te beni nje analize urine per te perjashtuar nje infeksion te urines.
      Nese shqetesimet vazhdojne dhe nuk qetesohen duhet te konsultoheni me mjekun e familjes ose specialistin.

  5. Pershendetje
    A mund te merret hpv nga brisk i infektuar (ne nje qender estetike) ose diku tjeter pervec marredhenies ?
    Mu krijua kondilome ne perineum por nuk e kuptoj se si pasi kam pasur raport qe ne heren e pare vetem me partnerin po ashtu dhe ai dhe para disa kohesh mu shfaq herpes po ne te njejten zone,
    Partneri nuk ka shfaqur kurre asnje simptome dhe as nuk dyshoj tek ai pasi kemi nje marredhenie te shendetshme dhe nuk ka pasur kurre probleme te tilla
    Si eshte e mundur te me shfaqen vetem mua ? Mendoj se mos jam infektuar nga brisku i perdorur nga estetistja ose nuk e di si pasi qe ne ate moment nisen te me shfaqen keto probleme.

    1. Pershendetje!
      Rruga kryesore e transmetimit te HPV eshte permes marredhenieve seksuale, pra permes sekrecioneve te trupit. Mund te ndodhe qe virusi te transmetohet edhe permes kontaktit te ngushte me lekuren, pra ka nje shans te vogel nga nje brisk te perdorur nga nje person tjeter i infektuar me hpv nese ka sekrecione ose plage te hapura.
      Partneri nuk ka simptoma pasi meshkujt mund te mos shfaqin simptoma edhe nese jane te infektuar. Nese njeri prej partnereve eshte i infektuar me hpv ka nje shans te madh qe ta marri dhe partneri tjeter.

    1. Pershendetje!
      Bazuar vetem ne rezultatin e analizes se gjakut dhe duke mos patur informacion lidhur me shqetesimet qe mund te keni do ju sugjeroja te benit elektroforezen e hemoglobines pasi mund te jeni bartese e ndonje anemie te lindur.
      Gjithashtu mund te beni analizen e sideremise dhe ferritinemise per mungese hekuri.
      Nga analizat mund te jeni edhe alergjike.
      Duhet te konsultoheni me nje mjek familjeje ose hematolog per nje diagnoze me te sakte.

        1. Per gurin ne temth eshte e nevojshme te beni nje echo abdominale per te vleresuar situaten aktuale, plus analizat si transaminazat, bilirubina.
          Ndersa per anemine duhet te mjaftoje ushqyerja e shendetshme por gjithmone dhe konsultimet me mjekun e familjes ose hematolog.

          1. ju falenderoj shume per pergjigjen eko me nxori gure ne temth.Keto jane dhe analizat e tjera.Ju lutem me thoni a duhet te bej patjeter operacion

        2. Analizat e bera jane brenda normales.
          Persa i perket operacionit duhet mbeshtetur tek te dhenat e ekos, shqetesimet qe ndjeni dhe nese ka shkaktuar apo jo infeksion. Kjo do nje konsult me mjekun specialist per te ndare nese ka indikacion apo jo per operacion.

  6. Pershendetje doktor, uroj te jeni mire. Po ju shkruaj se jam larg per ja 2/3 dite dhe nuk vij dot sot per vizit. Kam ate semundjen qe quhet semundja e mbretit, te pakten keshtu me Kan thene qe quhet. Dmth gjaku nuk filtron mire kriperat dhe mblidhen te kycet poshte te kemba. Sot jam gdhire me shume dhimbje dhe spo e duroj dot por jam larg Durresit. Te lutem me thuaj ndonje menyre se si mund te heq sadopak dhimbjet per ja 2 dit se pastaj do vij te bej nje vizite. flm

    1. Pershendetje!
      Per te qetesuar dhimbjet mund te merrni Ibuprofen 400mg ose Naproxen 500mg 2 here ne dite nga gjysem kokrre. Nese keni probleme me stomakun merrni nje mbrojtes stomaku si omeprazol 20mg 1 kokerr ne dite ne mengjes esell. Ju keshilloj te beni sa me shpejt konsulten te mjeku i familjes dhe mjeku reumatolog per semundjen qe keni, qe me shume mundesi eshte gutta, per te marre mjekimin e duhur.

  7. Pershendeje
    Kam bere analizen e strishes vaginale dhe me ka dal pergjigjia e meposhtme,
    Kam kaluar nje infeksiom urinar qe kam marr mjekim,2 here brenda periudhes prill-korrik.
    Mjekimin e infeksionit te riperseriur i kam perfunduar 2 dite para realozimit te analizes.
    Dmth jam mjekuar ne fillim prillit per 5 dite
    Dhe me pas ne mes korrikut qe me eshte perseritur.

    Analiza e urines me ka dal e rregullt pas mbarimit te mjekimit.

    Ka raste kam nje diegie te lehte vaginale dhe kruarje si edhe ndjesi si rere qe rreshket por ne raste te rralla.

    Ju lutem si interpretohet pergjigjiet,
    Cfare me sygjeroni?

    Faleminderit!

    1. Pershendetje!
      Analiza e strishos vaginale ka dale mire. Ka baktere ne sasi te paket por nuk jane shqetesuese.
      Per sa i perket ankesave qe paraqisni me djegie dhe kruarje mund te beni shplarje te zones intime me uje apo caj kamomili te vaket. Duhet te pini dhe lengje gjate dites. Nese keto ankesa shtohen ose nese vini re shtim te sekrecioneve duhet te flisni me mjekun e familjes per ndonje mjekim me krem lokalisht.

      1. Pershendetje si jeni ?!
        Kam bere keto analizat por doja te dija se nqs vlerat kane dale normale edhe a kane lidhje a jam apo jo shtatzane ?

        1. Pershendetje!
          Keto analiza nuk japin informacion nese jeni apo jo shtatzane. Nese doni te konfirmoni nje shtatzani ju keshilloj te beni nje test shtatzanie.
          Nga keto analiza, e para, DHEA ka dale mbi vlerat normale dhe do bere konsulta me mjekun specialist per tu zbuluar shkaku i vlerave te rritura te ketij hormoni qe mund te jete ose me origjine nga gjendrrat mbiveshkore ose nga ovaret. Ju sugjeroj te beni nje konsult me mjeket specialist endokrinolog dhe gjinekolog.

Shkruaj nje Koment

Adresa juaj email nuk do publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me *

Pesha maksimale e file: 20 MB. Mund te ngarkosh: image, audio, video. Drop file here