Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.
⇒ Fusha per te Shkruar nje Pyetje:
ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera) ⇐
– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).
– Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.
Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.
↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓
Përshëndetje te nderuar! Pas ekzaminimeve te bera, me doli qe infeksioni i sinuzitit me ka lene te inflamuar Tubin e Eustakut, prandaj kam presion ne vesh dhe kercitje sa here qe gelltitem. Ky fenomen ka qysh ne fillim te janarit. Jam duke marre mjekim me aerosol dhe lavazh me shiring me rekomandim te mjekut ORL.
Ju lutem, a e keni ndeshur shpesh kete fenomen. Nese po, mund te me thoni deri sa mund te zgjase? Faleminderit!
Pershendetje! Simptomat e inflamacionit te Tubit te Eustakut pas nje infeksioni te sinuzitit zakonisht mund te zgjasin nga disa jave deri ne disa muaj, varesisht nga faktori qe shkakton inflamacionin dhe se si po reagoni ndaj trajtimit. Pas nje infeksioni akut te sinuzitit, simptomat mund te zgjasin nga 2-4 jave dhe permiresohen me trajtime te zakonshme (si ato qe po merni), por kur simptomat nuk largohen deri ne rreth 6 jave, mund te kemi te bejme me inflamacion kronik, i cili mund te zgjase 2-3 muaj (apo dhe me shume). Sidoqofte, per siguri, ju keshillojme qe te ribeni nje vizite ORL per kontrolle te metejshme, per te shqyrtuar mundesine e nje problemi me te thelle, si infeksion i vazhdueshem, mungesa e drenazhit dhe grumbullim i lengjeve ne veshin e mesem, probleme alergjike apo funksionim i dobet i Tubit te Eustakut.
Faleminderit!
Mbas kontrollit me aparatura te bere me 6 shkurt, veshet, gryka, hunda, me dolen ne gjendje te mire. Bashkengjitur po ju nis edhe raportin mjekesor me terapine e dhene.
Strukturat e veshit kane dale mire. Sinusitis nuk keni me.
Thote qe ka disfunksion te tubit te Eustakut. Do vazhdoni mjekimin e dhene dhe pas mbarimit te mjekimit do beni rikonsulten me specialistin Orl
Faleminderit per pergjigjet!
Pershendetje edhe njehere doktor! Pas 3 javesh mjekim sipas fotos qe ju nisa para disa ditesh, kam diçka permiresim, por veshet prape me kercasin dhe kam presion kur gelltitem. Mbas mjekimit bera timpanogram sipas porosise te mjeku ORL, me doli shume mire. Thejsht ta ka ngelur pak mukoz te Tubi Eustakut tha, mos u merzit sa te iki. Mjeku tjeter, i cili më dha per 3 jave mjekimin, ma kontrolloj me ontoskopi dhe ë tha qe Tubin e kam mire.
Une i thashe, qe vazhdoj te kem siklet kur gelltitem te veshet. Ske ca i ben tha, vazhdo prape mjekimin. Disave u zgjat me shume tha, disave me pak, kur te ngrohet koha do behesh me mire tha.
Une kam qysh ne fillim te janarit me kete historine e Tunbit te Eustakut.
Pershendetje! Duke pare qe me mjekimet aktuale keni pasur disi permiresim, kjo eshte shenj e mire. Nese pas 3-4 javesh simptomat vazhdojne apo perkeqesohen, ju keshillojme nje vizite tjeter Orl, per te pare nese ka nevoje per kontrolle shtese (si teste alergjie, mjekim tjeter etj).
prsh kam nje problem te madh kur te ulna nkarrik testikujt pom doken si dojn mem kup edhe spo muj rri ulun a muni mem ndihmu ju lutem
Ju keshillojme qe te beni nje vizite urologjike dhe nje eko per te mare nje diagnoze te sakte.
Ndjese per shqetesimin doktor. Nese me ndihmoni me ndonje keshille. Me 25 nentor 2024 bera grafine dhe dola me sinozit. Kam bere avuj me dafine dhe eukalipt. Mjekja ORL me ka dhene bustina per hollimin e sekrecioneve te cilat i kisha mbrapa grykes. Kam perdorur dhe Spry Esonid per hundet. Mora dhe antibjotik sepse kisha pak infeksion. Por problemi eshte se edhe tani qe flasim kam siklet ne gryk dhe sidomos kur gëlltitem kam presion te veshet, sikur me kercasin. Mund te bej diçka tjeter, apo thejsht te pres qe te largohet vet. Shume faleminderit doktor!
Pershendetje!
Ndjesia e sikletit qe ndjen ne gryke mund te jete si pasoje e vazhdimit te rrjedhjes se sekrecioneve. Ajri i ftohte mund te ndikoje ne riaktivizimin e sinusitit.
Nje shkak tjeter mund te jete nje infeksion i grykeve qe ju jep sikletin ne fyt dhe veshet.
Me e mira do ishte konsulta me mjekun e familjes ose Orl per te perjashtuar nje tonsillit. Gjithashtu mund te perdorni fiziologjik ne hunde dhe avuj me dafine serish.
Pershendetje si jeni?.Doja te ndaja me ju nje shqetsim qe po me mbyt . Kam pasur djalin para disa muajsh te semure me temperature, dhe e dergova tek urgjenca sepse kishte dite qe temp nuk i binte dhe mjekja pediatre e urgjences mdha nje leter qe te shkoja ti beja nje radiografi te mushkerive po tek nje godine e spitalit. Djalit ju be radiografia dhe doli me ngarkese nga njera bronke. djali ishte vetem 1 vjec kur u krye kjo procedura, dhe nuk u kthjellova qe kjo radiografi mund tjet e demshme per femijet aq te vegjel. kam lexuar qe rrezet qe permban ajo mund te shkaktojn mutacione gjenetike dhe demi ishte afatgjate shfaqej pas disa vitesh dhe femijet jane shum te ndjeshem ndaj rrezeve. jam bere merak mos mi ndodh gje djalit sepse ishte shum i vogel dhe un e futa ne rreze. Dhe nuk u mor masa mbrojtese per pjeset e tjera te trupit Ashtu me rroba veshur vetem ja beri.Mundet te me jepni informacion sa e demshme eshte ajo radiografi per djalin dhe a mundet vertet nje e vetme te shkaktoj mutacion gjenetik sepse ishte ne moshe te Vogel ? Faleminderit nese e poston
Pershendetje! Radiografia e mushkerive e kryer nen mbikeqyrjen e mjekeve, ne shumicen e rasteve nuk eshte e demshme, ne menyre te menjehershme apo afatgjate, pra nje radiografi e vetme ka shanse te vogla per te shkaktuar mutacione gjenetike ose efekte anesore serioze ne shendetin afatgjate. Doza e rrezeve qe perdoret ne nje radiografi te tille eshte e ulet dhe eshte e projektuar per te minimizuar rrezikun (per krahasim: gjate radiografise mund te meren doza rreth 0,1-0,3 mSv, ndersa thjesht rrezatimet nga dielli qe meren per 1 vit jane rreth 2-3 mSv). Megjithate, eshte e vertete qe femijet jane me te ndjeshem, prandaj kjo procedure duhet te kryhet vetem nese mjeku e shikon te nevojshme dhe rralle.
Prsh doktor e lexova pergjigjen tuaj me shume interes. Ajo cka dua tju pyes a ka ndonje analize qe mund ti bej djalit me pare nese nga radiografia ka pesuar ndonje mutacion gjenetik.Tlutem nese ka me thoni pas dua tja bej faleminderit .
Pershendetje!
Nuk ka ndonje analize per te vleresuar nje mutacion gjenetik qe mund te jete zhvilluar nga nje radiografi e bere. Plus nje radiografi e vetme ka pak shanse te japi mutacione gjenetike.
Me ka dale nje tip pucer apo lyth ne organin tim gjenital. Ju lutem me ktheni një pergjigje cfar mund te jete , nuk kam as dhimbjenas djegje. Thjesht ka rreth 2-3 jave. Me doli si ngjyra e mishit ndersa tani me esht kthyer si ne lejla. Jam mashkull 31 vjec
Pershendetje! Nga pershkrimi mund te themi se ka disa infeksione qe mund te sjellin ato lloj simptomash, sic mund te jene: herpes gjenital, lythat e shkaktuara nga virusi i papilomes (HPV), kist/absces, folikuliti, molluscum contagiosum (i shkaktuar nga poxvirus) etj. Sidoqofte per siguri, ju keshillojme qe mos te prekni zonen ne fjale dhe mos te kryeni marredhenie per te evituar, perkeqesime/transmetimin. Gjithashtu duhet te shkoni te nje mjek specialist (urolog/dermatolog) per nje diagnoze te sakte dhe per trajtimin, nese eshte i nevojshem.
Pershendetje si je ?
Kam mar antiobiotik augumentinnper pjesen e akneve nga dr mirpo kam 4 dite ne rrugen anale me eshte krijuar si nje enjte dhe fryrje ndoshta eshte prolaps rektal cfare te bej?
Pershendetje!
Mund te jete dhe nje efekt anesore i antibiotikut augmentin. Duhet konsultuar me nje mjek specialist gastrohepatolog, nese keni patur diarre apo konstipacion, dhimbje barku apo shqetesime te tjera. Gjithashtu mjeku do perjashtonte apo konfirmonte nje prolaps rektal ose hemorroide.
Pershendetje piva antibiotik prej 4 ditesh per shkak te dhembeve. Agumentin e sygjeruan nga dentisti. Dhe Kam irritim, skuqje e Pak kruajtje me zonen e vaginas. Eshte e mundur kjo gje?
Pershendetje!
Antibiotiku augmentin mund te japi kruarje dhe irritim ne zonen e vagines si nje efekt anesor. Kjo mund te vije si pasoje e ndryshimeve qe shkakton ne floren normale te vagines duke i dhene mundesi zhvillimit te infeksioneve si candida.
Ju keshilloj nje konsulte me mjekun e familjes per mjekim nese eshte shume shqetesuese. Beni shpelarje te zones intime me uje ose caj kamomili te vaket.
Pershendetje,
Dje ne oren 16:00 mamit tim duke rregulluar dicka ju ngul pak ne dore nje vide qe ishte tek bishti i fsheses. Plaga ishte shume e vogel por prap mami direkt filloi ta shtrydhe dhe ta desinfektoje. Doja tju pyesja a duhet te beje tetanozin ne kete rast? Apo nuk eshte e nevojshme. Akoma nuk jane bere 24 ore dhe ka pak nxehtesi tek vendini shpimit dhe eshte shume pak i fryre vendi.
Pershendetje! Nëse vida ishte e ndotur ose e ndryshkur dhe historia e vaksinimit per tetanoz nuk dihet (apo kane kaluar 5-10 vite nga vaksinimi i fundit), vaksina e tetanozit (ose imunoglobulina antitetanoz, në raste të rralla) mund të jetë e nevojshme. Megjithate kjo varet edhe nga lloji/thellesia plages, pastrimi/dizinfektimi pas demtimit etj. Për siguri, duhet te shkoni te mjeku i familjes, i cili do shikoj dhe vleresoj gjendjen nga afer dhe do ju keshilloje per vazhdimin apo jo me vaksinimin.
pershendetje doktor…kam dhimbje fyti bllokim hundesh dhimbje veshi …dhe i kam 2 gjandrra te vogla anash qafes…
nr i leukociteve 16..2
Pershendetje! Me e mundshmja eshte te keni tonsillitis (gryket), cili do vleresuar nga mjeku i familjes ose mjeku specialist per te pare ne cfare shkalle rendese eshte dhe per mjekimin e duhur. Dhimbja e veshit mund te shoqeroje nje infeksion te grykeve. Duhet te konsultoheni me mjekun e familjes.
Pershendetje ,
Pasi konsumova pasta dhe ton peshku pata djegie ne stomak ,dhe zgjati per jave , u konsultova me mjekun mora nje shurp antireflux dhe nje koker esell, me qetesoi ,mbas kures me dhane dhe Gloveral 20 mg per 1 muaj , dhe perseri e kam ate djegien ( e durueshme djegia) , dikush me sygjeroi vajin e fares se zeze ,
Cfare duhet te bej per kete gjendjen e diegies . Faleminderit !
Pershendetje! Mjekimi që keni marrë është për të ulur acidin dhe për të lehtësuar simptomat, por nëse djegia vazhdon, mund të jetë shenjë e një problemi më të thellë, si refluksi i acidit, gastriti, ulçera, stresi, ilaçet etj. Megjithate, si fillim perpiquni te hani shendetshem duke evituar ushqimet acide: prsh salse domate, kafe, pije te gazuara, ushqime pikante, ushqime te yndyrshme ose te perpunuara etj. Vaji i fares se zeze ka veti anti-inflamatore per stomakun dhe zorret por eshte mire te konsultoheni me mjekun tuaj perpara perdorimit, sepse mund te kete nderveprime me disa ilaçe. Megjithate, beni nje konsulte me mjekun per te pare se si te vazhdoni me terapine dhe per te bere ndonje test shtese, si endoskopia, e cila do ndihmonte ne gjetjen e nje diagnoze te sakte.