➡️ PYET MJEKUN

Nese ke nje problem shendetesor dhe deshiron te dish “Mendimin e nje Mjeku”, atehere bej pyetjen tende duke shkruajtur te komentet me poshte.

Fusha per te Shkruar nje Pyetje:

ndodhet ne Fund te Faqes (poshte komenteve te tjera)

– Per te pare komentet e vjetra, shtypni fjalen: –> Komentet e Vjetra (ndodhet djathtas komenteve); Per te pare komentet e reja, shtypni fjalen: –> Komentet e Reja (ndodhet manjtaz komenteve).

Per te pare pergjigjen, gjeni emrin – komentin tuaj te komentet dhe pak me poshte do jete pergjigja e doktorit.

Shenim: Pyetjet dhe pergjigjet me poshte mund te lexohen nga te gjithe, prandaj fshini emrin nga fotot e dokumentave qe mund te ngarkoni (per te ruajtur privatesine tuaj). Gjithashtu kini parasysh se per te pasur nje pergjigje te sigurte mbi problemin tuaj, duhet te shkoni fizikisht te nje mjek dhe ne nuk mbajme asnje pergjegjesi mbi perdorimin qe mund ti beni informacioneve te mara online.

↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓↓

146 mendime per “➡️ PYET MJEKUN

  1. Neurolog & Kardiolog
    Pershendetje, para 2 vitesh gjate periudhes qe mu shfaq gastrit i stomakut mu shfaq nje gjendje si humbje vetedije. Kjo gje me ndodh ne momente te papritura dhe jo me menyre te rregullt, ka muaj qe nuk me kap ka momente qe me kap dhe dy here ne dite. Kjo gjendje ndodh papritur edhe une nuk bie ne shesh por mund te ndodh qe rri pa levizur, mund te ndodh qe flas gjera qe nuk kane lidhje me realitetin, po qe edhe mund te vazhdoj te eci normalisht, ndodh qe nqs kam gjera ne dore i leshoj. Kete moment une nuk e mbaj mend por nqs jam ne levizje e kuptoj nqs nuk leviz nuk e kuptoj nqs nuk ma thone dhe zgjat nga 5 min deri me sekonda. Pasi me ndodh vetedija me vjen vet dhe jam nje njeri normal pa asnje dhimbje apo ndjenje thjesht kur mat tensionin te rrahurat e zemres i kam mbi 100. Doja te dija cili mund te jete shkaku i kesaj gjendje ?

    1. Pershendetje!
      Keto episode te humbjes se vetedijes, te folurit jashte realitetit, mund te jete e lidhur me disa faktor. Mund te jete nje krize epileptike qe jep humbje te vetedijes por pa renie ne toke, mund te jete efekt anesor i medikamenteve te perdorura per gastritin per nje kohe te gjate, nje aritmi(ritem jo normal i zemres) qe con ne mosfurnizim te mire te trurit me gjak, gjendje ankthi e shprehur, migrena ose shkaqe te tjera me natyre neurologjike.
      Ju keshilloj nje konsult me mjekun neurolog dhe kardiolog per ekzaminime te metejshme.

      1. Pershendetje, kam pire dhe vazhdoj te pi dy here ne dite levetiracetam 500gr dhe Corvitol 50mg por gjendja vazhdon perseri te me ndodhi edhe pse ilacet i pi rregullisht. Cfare me sygjeroni ?

        1. Pershendetje! Ju sugjerojme qe te beni nje vizite tjeter te specialisti dhe ta informoni per situaten. Duke pare qe vetem ai ka dijeni per historine juaj mjekesore, Vetem Ai, mund te vendose nese doza apo ilacet jane te duhurit dhe nese duhet te vazhdoni me kontrolle te metejshme apo jo (si per shembull, nese ai mendon se ka nevoje, mund edhe tju jape ndonje EEG/MRI/Scaner, EKG, apo analiza gjaku per sheqerin/tiroiden/elektrolitet etj; ka shume ekzaminime qe mund te behen dhe kjo varet edhe nga cilat ekzaminime keni bere perpara, prandaj degjoni keshillat e specialisit qe ju ndjek).

  2. pershendetje jam nje nene e 3 femijve dhe 2 femij i kam lindje normale femijen e 3 e bera lindje cezariane per arsye se doja te mbyllja kanalet e lindjes por kan kaluar 7 vite dhe jam penduar a mund ti hap serisht me operim kanalet e lindjes

    1. Pershendetje! Ne disa raste eshte e mundur qe te rikthesh kete procedure nepermjet kirurgjise, duke u perpjekur qe te hapen ose rekuperohen tubat e fallopit. Megjithate kjo varet edhe nga: 1. menyra se si eshte realizaur procedura e sterilizimit: nese tubat jane prere dhe nje pjese e vogel eshte hequr (rikthim rreth 60%), nese jane djegur (rikthim nen 35%), apo nese jane lidhur (rikthim deri 70%); 2. varet nga kaha qe ka kaluar dhe mosha (pas 7 vitesh mund te kete ndryshime ne indet perreth); 3. varet nga ekspertiza e kirurgut ne kirurgji riprodhuese. Ju keshillojme qe te beni nje vizite gjinekologjike dhe te beni ekzaminime per te pare gjendjen e tubave, me pas specialistet do vleresojne mundesite reale.

  3. Pershendetje ,ne nje analize gjaku per brucelozen rezultoi se e kam kaluar ne gjendje te fshehte.Prej disa muajsh referoj dhimbje te kembeve si muskujt ashtu dhe artikulacionin e kembes dhe gjurit,kam humbje ne peshe ,lodhje te pergjithshme,marrjemend dhe shpesh ndjesi te mpirjes se kembeve dhe pse funksioni i muskujve eshte sh ok,nuk perben pengese ne aktivitetet e perditshme.Kam kryer vizite neurologu ku eshte perjashtuar shkaku neurologjik i simptomave dhe konsulte hematologu ku analizat e magnezit,vit. b12, vit. D ,analizat e pergjithshme dhe te tiroides kane dale ne norme.A i justifikon keto simptoma kalimi i brucelozes dhe nese e kam kaluar por kto simptoma me kane ngel a eshte e nevojshme marja e nje kure nga mjeku perkates?
    Faleminderit!

    1. Pershendetje! Rezultatet e analizave sugjerojne se e keni kaluar brucelozen me pare, por nuk ka deshmi te qarta te nje infeksioni aktual aktiv. Simptomat qe pershkruani mund te jene pasoje e demtimeve qe mund te kete shkaktuar infeksioni i meparshem. Persa i perket trajtimit, kur nuk ka dyshime per infeksion aktiv, specialisti mund tju jape anti-inflamatore apo te beni fizioterapi dhe ne fund, nese ka dyshime per bruceloze kronike, mund tju jape teste te metejshme (si testi ELISA apo ADN Brucela etj) dhe nje kure me antibiotike. Megjithate ju sugjerojme qe te beni nje vizite te mjeku infeksionist, duke i treguar te gjitha simptomat dhe analizat, dhe ai do vendose per vazhdimin.

  4. pytje per gastroenterologun
    Jam 23 vjeqe dhejam shtatzan ne muajin e 6
    Saher qe po ushqena kam nje dhimbje perfundi gjirit te majt dhe me shkon dhimbja deri ne shpin. A lejohet te perdoret ndonje medikament pasi jam shtatzan.
    Faleminderit

    1. Përshëndetje!
      Dhimbja që po perjetoni tani mund te jete e lidhur me ndryshimet fiziologjike qe ndodhin gjate shtatzanise dhe efekt i hormoneve.
      Gjate shtatzanise eshte me e keshillueshme shmangia e ilaceve dhe sidomos pa konsulten me mjekun spcialist, per shkak te rrezikut qe disa mjekime kane mbi zhvillimin e bebit.
      Duhet te konsultoheni me mjekun tuaj gjinekolog per shqetesimin qe ndjeni dhe mundesite e perdorimit te ndonje mjekimi.

    1. Pershendetje!
      Dolonica eshte nje opiat i fort dhe mund te japi efekte anesore. (eshte i ngjashem me morfinen) dhe jo nuk mund ta perdorni.
      Mund ta perdorni vetem ne rastet kur j’ua ka pershkruar me recete mjeku specialist qe dhimbja nuk ndalon nga qetesuesit e tjere.

Shkruaj nje Koment

Adresa juaj email nuk do publikohet. Fushat e kerkuara jane te shenuara me *

Pesha maksimale e file: 20 MB. Mund te ngarkosh: image, audio, video. Drop file here